E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debati në Kuvend, Berisha: Ligji mbron vendin nga mbetjet toksike

Tiranë- Gjatë seancës së sotme plenare në të cilën po diskutohej ligji për mbetjet toksike Kryeministri  i vendit  Z. Sali Berisha, theksoi se ky ligj mbron Shqipërinë nga mbetjet toksike.

Ky ligj i imponon qeverisë të përjashtojë me vendim të parlamentit të gjitha plehrat toksike. Ky ligj i imponon qeverisë që mbetjet jo toksike të lejohen të importohen jo si u vendos në 2003 ku këta zotërinj ishin në pushtet dhe duke zgjedhur partinë e plehur nuk do ta shohin pushtetin edhe pas 20 viteve ka thënë Berisha.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij Berisha nuk la pa permnedur edhe deklaratat e opozitës të cilat i cilësoi si shpifje

Thelbi dhe qëllimi i ligjit është mbrojtja nga mbetjet toksike. Por le ti shohim gjëra jashtë shpifjeve dhe sharjeve sesa ju sa më shumë shpifet aq më lart ecni në shtyllën e turpit ka shtuar Berisha.

Gjithashtu kryeministri shprehu se opozita nuk ka alternativa për ti ofruar shqiptarëve por vetëm krijimin e partisë së plehut.

Kjo ditë shënon de fakto themelimin e partisë të plehut. Pasi u themelua aleanca e plehut u përhap epidemia o burra se po kërkohet vota në plehra-tha Berisha në seancën plenare e cila është ende në vazhdim.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ligji i “plehrave”, debate të forta në Kuvend
  2. Ligji i “plehrave”, sot pritet miratimi në Kuvend
  3. Berisha: “Aleanca e plehut” do vota nga “plehu”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›