E Shtunë, 31 Tetor 2026

Twitter, Rama: Miratimi i ligjit, tradhëti kombëtare

Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve- kështu reagoi para pak çastësh kreu i opozitës Rama, në rrjetin e tij social në Twitter.

Edi Rama shfrytezoi sërish Twitterin për të shprehur mendimin e tij kundër ligjit të importimit të mbetjeve në vend. Madje deklaratave të kryeministrit Berisha në Kuvend, kreu socialist Rama iu përgjigj se miratimin e këtij ligji e quan tradhëti kombëtare.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ligji i “plehrave”, sot pritet miratimi në Kuvend
  2. Presidenti hedh ne kosh ligjin e plehrave
  3. Rama: Ne jemi me Obamën, Merkelin dhe Sarkozin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›