Ruçi: Ne nuk lejojmë importimin e plehrave në Shqipëri
Tiranë- Kryetari i grupit parlamentar të Partise Socialiste është shprehur se opozita shqiptare është kundër miratimit të ligjit për mbetjet. Madje konkretisht kundër nenit 22 që lejon impotimin e mbetjeve. Ai ka theksuar se nëqoftëse qeveria e heq këtë nen, atëherë opozita është e gatshme të bisedojë me të për pjesën tjetër të ligjit.
Ne jemi kundër nenit 22 që lejon importin e plehrave. Hiqeni këtë nen dhe hajdeni të diskutojmë. Është një debat i gjerë këtu dhe jashtë kësaj salle, tek ata njerëz që na kanë prurë ne këtu. Të organizojmë një referendum. Pse s`pranon? Ç`është ky ngut? Ç`është kjo urgjencë? Janë shqiptarët ata që dëmtohen.
Në fjalën e tij ai ka thënë se edhe në rast se ky ligj miratohet, do të jetë opozita që do ta shfuqizojë atë sapo të mbërrijë në pushtet.
Mos na trazo ne me punët e tua. Ti kërkon të zhvillosh luftën tënde politike me opozitën. Ne nuk lejojmë importin e plehrave në Shqipëri. Ti s`mund të na imponosh dot alternativën tënde. Aleanca jonë sot është me qytetarët, me problemin. Nëse miratohet ligji atëherë ai do të jetë ligji i plehrave që bashkë me qeverisjen tënde të zhduken edhe plehrat nga Shqipëria- është shprehur gjatë seancës Ruçi.
Shkrime të tjera me interes: