Debati ne kuvend: Imuniteti i tre deputetëve, zbardhet dosja e Prokurorisë

Nga mbledhja e djeshme e keshillit te rregullores, mandateve dhe imunitetit
Kërkesa e plotë e organit të akuzës për heqjen e imunitetit të Doshit, Ballës dhe Barajt: Pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme.
PS kërkon kohë për imunitetet
Topalli: Po zvarrisni, Ruçi: Të hetohen Berisha, Basha e Rama
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit shqyrtoi dje kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për nisjen e procedimit penal ndaj tre deputetëve, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj. Prokuroria ka regjistruar dy ditë më parë një procedim penal për veprën e organizimit dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestimet të paligjshme, më datën 21 janar të vitit të shkuar. Mbledhja e parë e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit është shoqëruar me debate të ashpra midis kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryetarit të Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi. Opozita ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion për të shqyrtuar dosjet voluminoze, që sipas Ruçit janë rreth 240 faqe për secilin deputet. Por, nga ana tjetër, kryeparlamentarja Topalli propozoi që ditën e mërkurë të thirren për seancë dëgjimore tre deputetët e PS-së dhe, më pas, në seancën e të enjtes, të procedohej me votimin e heqjes së imunitetit të tyre.
Debatet
Mbledhja e djeshme është shoqëruar me tone të larta midis përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës. Gramoz Ruçi theksoi se Prokuroria duhet të kishte sjellë kërkesë për nisjen e hetimeve dhe për Kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, madje ai tha se duhej hetuar dhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Ndërkaq, Topalli gjatë debatit theksoi se pjesë e hetimeve të Prokurorisë dhe heqjes së imunitetit duhet të ishte dhe vetë kryetari i Grupit të PS-së. Me mua e keni provuar 20 vjet ju. Sjam struc unë. Unë e kam provuar në Shkodër që në 1991-shin dhe në 1992-shin e deri më sot. Jam gati unë, Sali Berisha dhe Edi Rama të hetohen dhe Lul Basha dhe i gjithë Grupi i PS-së. Kjo është drejtësia!, theksoi Ruçi. Topalli theksoi se opozita kërkon të zvarrisë procesin e heqjes së imunitetit të deputetëve, edhe pse ka deklaruar se është për një hetim të pavarur dhe të gjithanshëm. Në kemi kërkuar që akti i asaj dite të hetohej në mënyrë të paanshme dhe mbas një viti kemi një kërkesë për procedim penal të tre deputetëve. Unë uroj që deputetët të vijnë ta marrin dosjen, që të mos e zvarrisin këtë proces. Është një dosje që përfundohet brenda 1 ore dhe, pa gjumë mund të rrini zotërinj, se ia vlen. Unë kërkoj që të mos zvarrisim procesin dhe të mos shpikim pretekste, tha Topalli. Gjatë replikave, kreu i Grupit të PS-së akuzoi maxhorancën si shkaktare të vrasjes së katër qytetarëve më 21 janar të vitit 2011. Mos i paragjykoni deputete tanë. Ti ke atë merak që ke, se ke mizën në kësulë, se ke vrarë 4 vetë që je ti në pushtet. Dhe i ka vrarë komandanti yt, komandanti i Gardës dhe ke fshirë gjurmët e krimit, iu drejtua Gramoz Ruçi kryetares së Kuvendit. Anëtari i Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, Gent Strazimiri, akuzoi të majtën si shkaktare kryesore të vrasjeve në demonstratën e dhunshme para Kryeministrisë. Unë besoj se është i pavend irritimi i zotit Ruçi në këtë mbledhje, në qoftë se është një përpjekje për të na mbushur mendjen që i qenkan dhimbsur ata katër shqiptarë që i nxorën për ti vrarë dhe nuk i nxorët për të protestuar si në çdo vend demokratik, por për të rrëzuar qeverinë me çdo mjet. Ky është reagim i vonuar, zoti Ruçi, pohoi Strazimiri. Pas diskutimeve, Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit vendosi që ditën e premte, në orën 10:00 të nisë shqyrtimin me dëgjimin e deputetëve Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj.
Debatet në Këshillin e Imunitetit
Gramoz Ruçi: Zonja kryetare, ju nuk duhet të bëni interpretime sapo fillon seanca, duke thënë u gjet fajtori, fajtorë janë deputetët socialistë, por fajtor janë ata që vranë ata që dëmtuan. Meqë kemi të bëjmë me tre politikanë, pasi po hetohet politika, sigurisht që ne nuk kemi asnjë vërejtje me kërkesën për tre kolegët tanë. Ne jemi të qartë se veprimtaria e tyre apo veprimtaria jonë ka qenë në përmbushje të ligjeve të shtetit shqiptar dhe ka qenë një e drejtë që e siguron Kushtetuta e Shqipërisë. Por meqë kërkesa e Prokurorisë është për politikanët, atëherë të kishte një radhë dhe kjo të fillojë nga ata që dhanë urdhër, që shkaktuan gjak, që vranë dhe që plagosën dhjetra të tjerë. Këta kanë emra të përveçëm, Kryeministri Berisha dhe ish- ministri Lulzim Basha.
Jozefina Topalli: Në respekt të Rregullores, njoftimi i seancës plenare do të bëhet në seancën e ardhshme. Kemi një vit që të bëhet një hetim i gjithanshëm, i pavarur, i thelluar dhe i pandikuar politikisht. Pas një viti kanë ardhur tri dosje për Besnik Barajn, Tom Doshin dhe Taulant Ballën, unë jam në dijeni se deputetët janë lajmëruar për procedimin penal ndaj tyre. Në respektim të Rregullores, deputetëve do tu jepen dosjet sot menjëherë. Ne do i vëmë në dispozicion gjithçka. Detyra e këtij Këshilli është jo për të bërë politikë, por për të bërë atë që i është kërkuar më 21 janar në orën 19:00, si kryetare e Kuvendit kam mbajtur një konferencë shtypi për sulmin e egër që iu bë Kryeministrisë. Në kemi kërkuar që akti i asaj dite të hetohej në mënyrë të paanshme dhe, mbas një viti, kemi një kërkesë për procedim penal të tre deputetëve.
Gramoz Ruçi: Mos i paragjykoni deputetët tanë. Ti ke atë merak që ke, se ke mizën në kësulë, se ke vrarë 4 vetë që je ti në pushtet. Dhe i ka vrarë komandanti yt, komandanti i Gardës dhe ke fshirë gjurmët e krimit.
Jozefina Topalli: Gramoz, je jashtë teme!
Gramoz Ruçi: Jo, vetëm ti je në temë. Unë jam i bindur që deputetët tanë do të lënë imunitetin. Dhe të jesh e bindur, se ne do të votojmë pro heqjes së imunitetit të tyre. Na lër kohë të shohim materialin dhe ditën e premte të mbledhim sërish Këshillin.
Jozefina Topalli: Ky material lexohet për një orë. Këtu ka foto, pjesa më e madhe e saj. Dhe, po të rrini pa gjumë, e keni për detyrë të rrini pa gjumë, se keni lënë Tiranën pa gjumë një natë të tërë. Keni traumatizuar një qytet me një sulm kundër Kryeministrisë, 5 orë rresht.
Gramoz Ruçi: Mos mendo se mund të fshihesh pas sulmit, demonstratat janë bërë, do të bëhen dhe bëhen në gjithë vendet e botës demokratike, por asgjëkund nuk vritet. Ju keni vrarë, këtë mos e harro! Me urdhrin tuaj ju keni zhdukur provat e vrasjeve. Ju duhet të përgjigjeni dhe këtu duhet të kishte kërkesë për heqjen e imunitetit të Kryeministrit, të ish-ministrit të Brendshëm dhe më pas të gjithë Grupit të deputetëve të PS-së.
Jozefina Topalli: Tu nënshtrohen hetimit të pavarur dhe të gjithanshëm zoti Tom Doshi, zoti Taulant Balla dhe zoti Besnik Baraj. Mbaje vetën Gramoz! Ndoshta duhet të vinte dhe ndonjë kërkesë tjetër, ndonjë emër tjetër.
Gramoz Ruçi: Urdhëro? Sali Berisha?
Jozefina Topalli: E kisha për ty Gramoz, duhet të vinte për hetim emri jot, Gramoz.
Gramoz Ruçi: Ore, me mua e keni provuar 20 vjet ju. Sjam struc unë. Unë e kam provuar në Shkodër që në 1991-shin dhe në 1992-shin e deri më sot, jam gati unë, Sali Berisha dhe Edi Rama të hetohen dhe Lul Basha dhe i gjithë Grupi i PS-së. Kjo është drejtësia.
Jozefina Topalli: Këtë ke bërë dhe në Shkodër, Gramoz, por nuk po i kthehem. Mbaje veten Gramoz! Secili do të përgjigjet një ditë, drejtësi do të bëhet.
Gent Strazimiri: Me faktin e voluminozitetin e këtij materi