Sequi: Politika te mos nderhyje ne hetimin e 21 janarit
Megjithese nuk ka dashur te perfshihet drejtpersedrejti ne debatin e krijuar ditet e fundit ne vend, per hetimin e nisur nga prokuroria per ngjarjen e 21 janarit 2011, ambasadori Sequi nuk i ka shpetuar dot interesit te medias per te marre edhe opinionin e tij, ne lidhje vendimin me te fundit te prokurorise per hetimin e tre deputeteve, komandantit e gardes dhe shefit te IT-se ne Kryeministri. Gjate nje deklarate per mediat, ambasadori Sequi eshte shprehur se Bashkimi Evropian po ndjek me vemendje zhvillimet e fundit ne Shqiperi dhe mbeshtet plotesisht Prokurorine e Pergjithshme ne hetimin e 21 janarit. "Ne pergjithesi, nuk bejme komente per hetimet. Kemi ndjekur me vemendje konferencen e kryeprokurores, ambasadorit te SHBA-ve, zedheneses se kryeministrit dhe deklaraten e opozites per ngjarjen e 21 janarit. Po ndjekim nga afer zhvillimin e ngjarjeve. Perpara disa ditesh, se bashku me OSBE-ne dhe SHBA-te, BE-ja ka nxjerre nje deklarate te perbashket, ku theksohej nevoja per zbardhjen e ngjarjeve te 21 janarit. Eshte e rendesishme qe ky proces te jete i pavarur, gjitheperfshires dhe pa nderhyrje politike", ka deklaruar ambasadori Sequi.