Adrian Paci: "The Visitors", riti qe me reflektoi ne art Nga Elena Bordignon, Vogue
Pas sukseseve te njepasnjeshme qe Ardian Paci ka marre, kete here i rikthehet nje tjeter sfide, asaj te artit kontemporan ne Itali. Lektor i historise se artit dhe estetikes ne Shkoder dhe me pas, i larguar ne Itali, ku punon si lektor per artet vizuale ne universitete te ndryshme, vjen me punimet e tij me te mira, ne nje sfide me tre emra te medhenj te artit italian, per cmimin Italia Arte Contemporanea. Adrian Paci ka lindur ne Shkoder ne vitin 1969. Ne nje interviste per revisten "Vogue", ai rrefen se "Skenat qe perbejne 'The Visitors' vijne nga nje arkiv me te cilin merrem prej vitesh dhe permban video dasmash te filmuara ne Shqiperi ne fillim te viteve nentedhjete". Me tej, ai tregon: "Nuk me intereson te transformoj ne art skena te jetes reale, por dua te zbuloj ne to caste, qe bashke me natyrshmerine, te kene nje fuqi sugjestionuese qe te shtyjne te reflektosh".
Prej fillimit te viteve '90, Adrian Paci jeton e punon ne Milano, duke sjelle me vete ne nje valixhe virtuale pervojat e tij prej te huaji. Shume nga veprat e tij kane ne qender statusin e te larguarit, te emigrantit, te individit, qe reflekton mbi ndjesine e braktisjes ose te perkatesise. Edhe ne "The Visitors", vepren e paraqitur per cmimin Italia Arte Contemporanea ne MAXXI - finalistet e tjere jane Giorgio Andreotta Calò, Patrizio Di Massimo dhe Luca Trevisani - Adrian Paci prek shume nga keto tema. Se fundmi, Paci ekspozoi ne vendlindjen e tij disa nga pjeset me te rendesishme te vepres se tij, qe i kane siguruar reputacion nderkombetar. Pjese e ekspozites ishin edhe pjesa "Centro di Permanenza Temporanea", e shfaqur per here te pare ne Shqiperi dhe vepra e tij e fundit "The encounter", e shfaqur ne muajin gusht ne Sicili. Veprat e tij jane pjese e koleksioneve dhe galerive te rendesishme ne mbare Evropen.
Ne video-instalacionin "The Visitors", qe sjell per cmimin Italia Arte Contemporanea, mbledh shume skena jete reale. Pse kjo zgjedhje?
Skenat, qe perbejne "The Visitors" vijne nga nje arkiv me te cilin merrem prej vitesh dhe permban video dasmash te filmuara ne Shqiperi, ne fillim te viteve nentedhjete. Materiali origjinal eshte perpunuar dhe referimi ndaj ritit te dasmes eshte bere dytesor, per te nxjerre ne plan te pare forcen vizive te shume sekuencave qe e dokumentojne. Permes gjesteve, sjellja rituale e njerezve prodhon nje lloj venieje ne skene te saj. Nuk me intereson te transformoj ne art skena te jetes reale, por dua te zbuloj ne to caste qe, bashke me natyrshmerine, te kene nje fuqi sugjestionuese qe te shtyjne te reflektosh.
Gjithnje mbeshtetesh ne tema shume te forta si emigracioni, nomadizmi, identiteti. I koncepton veprat e tua si "akte" sensibilizimi?
Ti i quan tema te forta, por jane vetem realiteti, pjese e perditshmerise sone. Eshte me e natyrshme te merresh me to, sesa t'i lesh menjane. Une mundohem te mos jem retorik, por i ndjeshem. Nuk prodhoj "akte sensibilizimi", por nuk shmang te tregoj ndjeshmerine time ndaj disa tematikave te caktuara. Nuk besoj tek artisti qe "di" dhe u tregon atyre qe "nuk dine" diturine e vet. E konceptoj aksionin e artistit si te ishte ndarje me te tjere te nje pyetjeje, te nje habie e te nje ndjeshmerie te vecante, qe merr forme.
Ne vepren tende trajton "ritin" e shtrengimit te duarve. Cfare ke zbuluar ne kete gjest te perditshem, qe te meritoje te kthehet ne veper arti?
Eshte nje gjest, qe me thjeshtesine e tij, shpreh shume dhe pikerisht, kjo me magjeps. Eshte nje gjest i jetes se perditshme i pranishem ne shume rituale: nga dasmat deri ne ceremoni nga me te ndryshmet, duke perfshire edhe varrimin. Shtrengimi i dores kapercen shekuj per te arritur deri ne ditet tone.