Hetimi i 21 janarit, Imami: Prokuroria, e njeanshme
Deputeti i PD-se, njeheresh dhe minister i Mbrojtjes, Arben Imami, eshte shprehur dje se mazhoranca eshte e bindur t'i shkoje deri ne fund hetimit te ngjarjes se 21 janarit, megjithese prokuroria eshte treguar e vonuar ne punen e saj. Deputeti Imami ka kritikuar prokurorine per pune e bere, duke thene se ka thirrur shume vone per hetim organizatoret e kesaj ngjarjeje te rende, duke treguar se po ben nje pune te njeanshme per hetimin e ngjarjes, megjithese ka gjithe mbeshtetjen e duhur per te bere nje hetim te paanshem. "Prokuroria e ka pasur dhe do ta kete mbeshtetjen e Grupit Parlamentar te PD-se per hetimin e ngjarjes, por ajo qe ne po flasim eshte se pergjate nje viti, nuk ka pasur paanshmeri", tha Imami. Sipas ministrit te Mbrojtjes, opozita, me nje grusht njerezish, u perpoq te rrezonte me dhune nje qeveri te zgjedhur nga vota e popullit. "Ishte nje perpjekje per te rrezuar nje qeveri te ligjshme me dhune dhe kjo sipas cdo fjalori qofte enciklopedik, qofte terminologjiko-politik, apo cdo fjalori tjeter, quhet nje puc, fund e krye. Policia e shteti dhe garda kane bere nje pune mjaft te mire, duke mbrojtur ligjin. Ata kane mbrojtur institucionin nen dhune dhe presion te madh", eshte shprehur Imami. Duke vleresuar punen e policise dhe te gardes, Imami thekson se do te ishte nje turp per ne, si vend i NATO-s, qe pallati i qeverise, institucioni me i larte, te rrezohej nga nje turme, nga nje grup, i cili veproi ne nje menyre vandale, i inspiruar dhe organizuar ne Komitetin Qendror te Partise se Punes se Shqiperise. Ne lidhje me pretendimin e opozites, qe pervec tre zyrtareve, prokuroria duhet te kishte prere mandat-arresti dhe per kryeministrin dhe ish-ministrin e Brendshem Basha, Imami eshte shprehur se " PS-ja, nga fillimi ne fund, nuk ka bere gje tjeter vecse ka akuzuar kryeministrin dhe qeverine dhe ish-ministrin e Brendshem dhe kjo nuk paraqet ndonje lajm te ri. Ata e bejne kete per nje loje politike, per te balancuar situaten, sepse kane njerezit e tyre politikisht, ne kete ngjarje te rende politike dhe tragjike".