“Debati për Shqipërinë, në sytë tanë”
Ndërsa diskutimet në takimin e 15-të Ndërparlamentar BE-Shqipëri po mbërrinin në pikën e tyre më të nxehtë, pasi kryetari i LSI-së, Ilir Meta kishte propozuar një amendament ku kërkohej përcaktimi i saktë i mënyrës së përllogaritjes së rezultatit në sistemin proporcional, deputetët evropianë (edhe ata shqiptarë) u shpërqendruan për një moment nga një grup të rinjsh, që po hynin e po zinin vend në sallë, krejt pa bërë zhurmë.
Por Doris Pack, nuk kishte pse të habitej. Ata nxënës nuk ishin miq të paftuar në atë sallë. Ajo ishte e mirinformuar për vizitën e tyre një javore në Bruksel e për orën e takimit që ajo vetë u kishte rezervuar, pikërisht në atë sallë, ku po zhvilloheshin debatet e mëdha politike. Ndaj nuk harroi ta ndërpresë për një moment diskutimin për të përshëndetur nga tribuna të sapoardhurit. “Jam shumë e kënaqur që ju jeni sot këtu, në këtë sallë ku siç do ta shikoni dhe vetë jemi duke punuar shumë për të ardhmen tuaj dhe të Shqipërisë”. Kështu Pack do t’u bënte me dije të pranishëmve se takimit të 15-të ndërparlamentar u ishte shtuar dhe ky grup të rinjsh nga Shqipëria. Dhe ata do të bëheshin vërtetë aktivë. Pasi vendosën kufjet për të kuptuar gjithçka thuhej aty, hapën blloqet dhe mbanin shënime, ndërsa deputetët flisnin për reformën elektorale, për kthimin e pronave, për lirinë e shprehjes dhe medias, për të drejtat e njeriut, etj. Dukej qartë që asnjë prej temave nuk i çudiste. Termat, gjithashtu, nuk ishin të panjohura për to. Sepse ata nuk ishin aq të rastësishëm në Bruksel e në atë takim, në atë sallë e me ata njerëz aq të rëndësishëm.
Fituesit e konkursit
Pesë të rinjtë e shkollës “Qemal Stafa”, gjendeshin aty pasi kishin studiuar e shfletuar një sërë librash për historikun e BE-së, për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit e gjithçka tjetër që do t’u duhej për t’u përballur denjësisht me 23 shkollat e tjera të mesme të Shqipërisë që morën pjesë në konkursin “Unë dhe Evropa”, të organizuar nga Ministria e Integrimit, në kuadër të Strategjisë së Komunikimit. E fituan këtë sfidë të madhe duke siguruar kështu rrugëtimin e premtuar drejt Brukselit, drejt institucioneve ku ndodhin proceset e integrimit e ku mund të takohesh ballë për ballë me personalitetet që kanë në duar fatet e Shqipërisë. Takimi me kryetaren e parlamentit evropian për Evropën Juglindore do të ishte i pari, ku të rinjtë do të shpjegonin gjithë konkursin dhe njohuritë, që kishin marrë gjatë përgatitjes për gjithë fazat e sfidës. Pas përgëzimit të Pack-ut për fitoren e tyre, Aida, Anila, Jonaidi, Donalda dhe Pamela do të merrnin shumë e shumë urime dhe nga të tjerë personalitete në Bruksel, ndërsa vizitat e tyre kalonin nga Parlamenti Evropian në Komisionin Evropian e më pas edhe në misionin shqiptar në NATO. Një tjetër ndalesë e tyre, po kaq e rëndësishme ishte dhe ajo e misionit shqiptar në Bruksel, për një takim me ministren Majlinda Bregu (e cila ndodhej pikërisht në këto ditë në Bruksel për takimin ndërparlamentar dhe për takimin e 18-të grupit konsultativ), ambasadoren Mimoza Halimi dhe gazetarët, korrespondentët e televizioneve shqiptare në Bruksel. Në mini konferencën e improvizuar, të rinjtë treguan për gjithë axhendën e ngarkuar të këtyre ditëve. “Europarlamentarët i kishim menduar më të ftohtë, por tani që i takuam nga afër kuptuam se është krejt e kundërta. Pamë se ata dinë t’i trajtojnë problemet edhe në nivele të larta politike, por edhe me gjuhën e thjeshtë”- ka pohuar Jonaid Myzyri, i cili është dhe kryeministër i Qeverisë studentore. “Konkursi na nxiti të marrim shumë njohuri, të cilat na ndihmojmë ta kuptojmë më mirë procesin e integrimit, për të cilin flitet pafund nëpër televizor. Ne tashmë e dimë se çfarë është MSA-ja e se Shqipëria është në dy fazat e para të saj, pra në nënshkrimin dhe ratifikimin e kësaj marrëveshje nga vendet e tjera anëtare të BE-së”, thotë Anila, po aq e sigurt. Ndërsa mësuesja Shpresa Bejo, që i ka shoqëruar përgjatë konkursit dhe këtij rrugëtimi shton se “ky konkurs dhe kjo vizitë në Bruksel ishte një nismë shumë pozitive, sepse u dha nxënësve një informim absolut se çfarë është BE-ja.