Denoncimi: Shefi i Krimeve me rrahu
Nje 35-vjecar, nga Librazhdi, ka akuzuar shefin e krimeve te ketij komisariati se e ka masakruar, duke e goditur me shkelma dhe grushte ne koke. Madje, ai pohon se eshte qelluar edhe me mjete te forta prej tij, duke pesuar fraktura te renda ne koke dhe trup. Agron Cerri ka perfunduar ne spitalin e Librazhdit, ndersa denoncon komisarin per veprime arbitrare dhe kerkon hetim. Policia e pyetur per kete incident shpjegoi se Cerri ishte i shpallur ne kerkim, pas denoncimit te nje qytetari per kanosje, duke mohuar qe ai te ishte keqtrajtuar. Gjithsesi, zyrtare te policise nuk dhane shpjegime te metejshme, duke thene vetem se i riu ishte person ne kerkim. Cerri tregon se ka qene duke ecur ne rruge, kur eshte qelluar dy dite me pare ne befasi nga shefi i krimeve. "Nga goditjet, kam pesuar plage te renda ne koke dhe ne trup. Ndaj jam ne spital per te mjekuar plaget. Shefi me ka keqtrajtuar, me ka dhunuar pa shkak. Kerkoj qe te merren masa ndaj tij", thote Cerri per gazeten “KJ”.
“Cerri nuk eshte rrahur”
Burime zyrtare te policise se Librazhdit, te pyetura per kete ngjarje, deklaruan dje per gazeten “KJ”, se, “Agron Cerri ka qene person i shpallur ne kerkim, pasi pak kohe me pare eshte grindur me nje qytetar, i cili e ka denoncuar ne polici dhe ai nuk eshte keqtrajtuar nga ana jone”. Nderkohe qe i demtuari kerkon hetim te ngjarjes dhe ndeshkimin e autorit te sulmit, qe mban uniformen e policise.