Bruksel, sulm në Pallatin e Drejtësisë. Vrasësi dyshohet të jetë shqiptar

Policia është vënë në ndjekje të përsonit që qëlloi një gjykatëse dhe nje nëpunës ligjor në një sallë gjyqi në qëndër të Brukselit. Personi arriti të largohej më këmbë nga ambjentet e gjykatës. Agjencia e lajmeve "Belga" bën të ditur se sipas të dhënave të para personi është me origjinë shqiptare. I njëjti burim sqaron se ai nuk ishte i përfshirë direkt në cështjen që po shqyrtohej por thuhet se ishte i zemëruar me gjykatësen për një vendim të mëparshëm të saj.
Behet e ditur se shqiptari kishte hyrë në sallën e gjyqit e kishte pritur në qetësi përfundimin e seancës për të nxjerrë më pas pistoletën e për të qëlluar mbi dy personat që ishin në të 50-tat. Mendohet se dhe personi që qëlloi është i plagosur ndonëse arriti të largohej më këmbë nga skena e krimit.
Gjykatëseja në prag pensioni merrej me cështje civile kryesisht mosmarrveshje martesore dhe në lidhje me qiradhëniet. Ministri i Drejtësisë Stefan Declerk, e përshkroi incidentin në fjalë si të tmerrshëm ndërsa nënvizoi se ishte hera parë në historinë e Belgjikës që një gjykatës ekzekutohej në një sallë gjyqi. Tashmë masat e sigurisë përreth gjykatës janë rritur ndjeshëm ndërsa vazhdojnë përpjekjet për kapjen e të dyshuarit.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e enjte , 03 qershor 2010 )