Debati politik dhe sherbimet publike
Rralle shume rralle ndodh qe debati politik ne Shqiperi te perqendrohet ne ceshtje qe prekin drejtpersedrejti jeten e shqiptareve te thjeshte. Ne vend qe te debatohet per permiresimin e shendetesise per shembull diskutohet se cili politikan eshte i lidhur me shume me rrjete kriminale ne vend qe te debatohet per permiresimin e arsimit diskutohet se cili politikan eshte pasuruar me shume ne menyre te paligjshme ne vend qe te debatohet per permiresimin e skemes se pensioneve diskutohet se cili politikan e ka shperdoruar me shume postin e tij. Dhe sektoret e siperpermendur kane plot te meta qe duhen korrigjuar...
Duke filluar me fushen e shendetesise listen e te metave e kryeson cilesia e dobet e perkujdesjes per njerezit qe nuk jane ne gjendje te paguajne para nen dore ne klinikat dhe spitalet publike. Lista vazhdon me amortizimin dhe cilesine e dobet te aparaturave dhe pajisjeve te tjera ne to abuzimet me fondet e investimeve ne shendetesi abuzimet me fondet e Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor etj.
Ne fushen e arsimit listen e te metave e kryeson mungesa e interesit te mesuesve te shkollave publike per rezultatet e nxenesve te tyre e cila pasohet me nivelin e ulet te civilizimit ne mjediset shkollore me presionet qe u bejne mesuesit prinderve per tu bere konsultime private femijeve te tyre etj.
Ne sektorin e pensioneve listen e te metave e kryeson niveli i ulet i tyre i cili pasohet nga cilesia e dobet e sherbimit abuzimet me fondet e sigurimeve shoqerore etj.
Kur ndodh ndonjehere te debatohet rreth ketyre sektoreve vihet re nje prirje per te theksuar rolin e shtetit ne permiresimin e tyre. Ne skenen boterore politike kjo perqasje eshte karakteristike e se majtes. E djathta ne te kundert e ve theksin te privatizimi.
Duke pasur parasysh shijen e keqe qe ka lene ne kujtesen e shqiptareve koha kur gjithcka kontrollohej nga shteti eshte e natyrshme qe perqasja e djathte te merret parasysh ne debatin politik per permiresimin e sherbimeve publike. Kuptohet ne qofte se ky debat do te zhvillohet ndonjehere seriozisht ne Shqiperi...
Ne fushen e shendetesise debati politik mund te zhvillohet rreth nje sistemi te ri ku te gjitha klinikat dhe spitalet shteterore te privatizohen nepermjet dhenies me qira personelit qe sot punon ne to. Paralelisht me privatizimin e spitaleve dhe klinikave eshte e natyrshme qe te privatizohet edhe Institutit i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor dhe te hapet tregu per kompani te tjera private te sigurimeve te kujdesit shendetesor.
Nje skeme e tille pa dyshim qe do te penalizonte pensionistet te cilet perbejne shtresen me te varfer te popullsise. Per kete shtrese per punonjesit buxhetore si dhe per shtresat e tjera me te ardhura te vogla do te duhet qe shteti te krijoje nje fond per blerjen e siguracioneve shendetesore nga kompanite private te sigurimeve. Per financimin e ketij fondi do te sherbenin parate qe sot shpenzohen per te mbajtur ne kembe sistemin publik te shendetesise dhe Institutin e Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor si dhe parate qe do te mblidheshin nga qirate e spitaleve dhe klinikave te privatizuara. Per punonjesit joshteterore punedhenesit mund te detyrohen me ligj qe ti pajisin ata me siguracione shendetesore. Me pak fjale kjo skeme financimi do tu siguronte kujdes shendetesor falas atyre qe nuk kane mundesi te paguajne nga xhepi nderkohe qe do tua linte barren e vetekujdesjes shtresave me te pasura.
Nje sistem i privatizuar shendetesor do te realizonte tre objektiva. Se pari si rezultat i konkurrences do te ofronte nje sherbim me cilesor. Se dyti duke punuar per veten dhe jo per shtetin mjeket nuk do te kerkonin me para nen dore. Se treti meqenese pagesat per sherbimet mjekesore dhe medikamentet e marra me recete do te beheshin nga kompanite private te sigurimeve abuzimet financiare do te reduktoheshin ne menyre te ndjeshme. Ne ndihme te realizimit te ketij objektivi te fundit vjen dhe pajisja e te gjithe shqiptareve me karta identiteti veshtiresish te falsifikueshme. Keto karta do tu jepnin mundesine kompanive private te sigurimit shendetesor te kontrollonin faturat e klinikave spitaleve dhe farmacive nepermjet numrit identifikues te cdo shtetasi.
Ne fushen e arsimit ideja e bonove te arsimimit ne sistemin parauniversitar te cilen e kane sugjeruar shume mendimtare te djathte vitet e fundit mund te provohet edhe ne Shqiperi. Ne thelb te kesaj ideje qendron aksioma Konkurrenca permireson sherbimin. Propozuesit e bonove te arsimimit sugjerojne qe fondet shteterore te mos u jepen shkollave publike por tu jepen drejtperdrejt prinderve ne forme bonosh familjare. Dhe prinderit mund ti perdorin keto bono per te paguar shkollen ku duan ti dergojne femijet e tyre. Ne nje sistem te tille si kudo ne ekonomine e tregut shkollat qe thithin me pak nxenes falimentojne nje dite.
Ne Shqiperi do te ishte mire qe sistemi i bonove te arsimimit te zbatohej vetem per ato familje qe aktualisht nuk e kane mundesine financiare ti dergojne femijet e tyre ne shkollat private. Duke grumbulluar fondet qe sot shpenzohen per arsimin publik 12-vjecar dhe te ardhurat nga qiraja qe do te paguanin shkollat e sapo privatizuara mund te krijohej nje fond i mjaftueshem per te pajisur me bono te gjithe ata prinder qe sot detyrohen ti dergojne femijet ne shkollat publike. Ne kete menyre te gjithe prinderve si te pasurve ashtu edhe te varferve do tu krijohej mundesia qe te zgjidhnin shkollen me cilesore per femijet e tyre.
Per privatizimin e sigurimeve shoqerore Shqiperia mund te ndjeke shembullin e Kilit i cili privatizoi fillimisht pjesen e fondit qe mbulonte paaftesine e perkohshme dhe te perhershme per pune dhe pastaj gradualisht privatizoi fondin e pensioneve. Mbulimi i paaftesise per pune ne Shqiperi mund te perfshihet pa shume veshtiresi ne siguracione shendetesore sipas sistemit te pershkruar me lart. Ndersa per pensionet do te duhej nje proces me i gjate.
Fillimisht do te duhej te privatizohej Instituti i Sigurimeve Shoqerore si dhe te lejohej futja e bankave dhe kompanive te tjera financiare ne tregun e pensioneve private. Me pas shtetit do ti duhej te financonte nje pjese te mire te fondeve per mbulimin e llogarive te pensionisteve aktuale derisa te arrije casti qe te gjitha llogarite e pensioneve te jene te vetefinancuara.
Kilit iu desh rreth 10 vjet qe ta perfundonte plotesisht privatizimin e fondit publik te pensioneve. Sot kilianet nuk i dergojne me kontributet e sigurimeve shoqerore ne nje fond te madh anonim shteteror i cili nuk sjell asnje fitim nga interesi. Ata kane tashme nje mundesi me te mire i dergojne kontributet ne llogari private te cilat me kalimin e kohes akumulojne fitim nga interesi.
Nga parashtrimi i mesiperm kuptohet qarte se ekziston mundesia qe dy skemat e para te privatizimit te realizohen pa ndonje sforcim te madh te buxhetit te shtetit. Por e njejta gje nuk mund te thuhet per skemen e trete. Ne qofte se ajo do te realizohet ndonjehere ne Shqiperi do te kete nevoje per nje paterice buxhetore per nje periudhe ndoshta 10-15 vjecare. Por te mos harrojme se edhe sot sistemi i pensioneve subvencionohet fuqishem nga buxheti i shtetit.
Nje zgjidhje te djathte per rritjen e te ardhurave buxhetore e cila do te mbulonte shpenzimet shtese te privatizimit te pensioneve do te ishte ajo qe per ironi e ka propozuar per here te pare nje kryeminister i majte. Eumlshte fjala per privatizimin e doganave sugjeruar dikur nga Pandeli Majko. Nderkohe qe ideja e Majkos nuk gjeti perkrahje mes te majteve u bie barra te djathteve ta riaktivizojne propozimin e tij per privatizimin e doganave.
Vetem vullneti i nje blloku te fuqishem politik mund te terheqe vemendjen e eksperteve dhe publikut per te diskutuar seriozisht rreth privatizimit te sherbimeve publike. Ne mungese te ketij vullneti artikuj si ky qe sapo lexuat thjesht zhyten ne thesin e zakonshem te harreses.