E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preci Parate e qytetareve ne banka jane te kontrolluara shqetesim ato jashte sistemit

Interviste/Zef Preci ekspert i ekonomise tregon efektet e ndryshimeve ne ligjin per pastrimin e parave ku krijohet nje date-base per depozitat

Parate qe cdo qytetar shqiptar ka te depozituara si kursime te tij ne banke do ti behen te ditura edhe shtetit. Per cdo depozite shteti do te kete raportim periodik. Ligjit per parandalimin e pastrimit te parave specialistet e financave i kane bere nje amendim ku parashikohet qe prane Drejtorise per Parandalimin e Pastrimit te Parave do te krijohet nje njesi e posacme qe do te merret me hetimin e cdo depozite te dyshimte. Te gjitha keto risi parashikohen ne draftin me disa ndryshime qe i jane bere ligjit per pastrimin e parave dhe qe ka mberritur ne Kuvend. Ne vijim te polemikeve nese ndryshime te tilla duhet ose jo te pranohen gazeta standard pak dite me pare botoi opinionin e ekspertit te ekonomise dhe deputetit te PD-se Selami Xhepa i cili ka pershendetur kete ndryshim i cili sipas tij behet sepse eshte i diktuar nga zhvillimet qe po ndodhin ne gjithe boten. Sipas Xhepes transparenca e xhepave te shqiptareve eshte nevoje e domosdoshme per sigurine kombetare te vendit dhe para kesaj cenimi i privatesise eshte dicka me e vogel. Por pare nga kendveshtrimi i ekspertit te ekonomise Zef Preci keto ndryshime ai i sheh me rezerva. Ai mendon se vete ligji per parandalimin e pastrimit te parave ka dy vjet qe eshte miratuar dhe ende nuk eshte pare efektiviteti i tij ndaj ndryshimet ne te i duken jo ne kohen e pershtatshme. Sipas tij per te vendosur per kontrollin e kursimeve te shqiptareve ky eshte nje veprim qe se pari duhet te miratohet nga vete te interesuarit ndaj ai mendon se duhen bere debate mes eksperteve dhe grupeve te interesit rreth ketij ndryshimi. Ndonese ai eshte i mendimet se deri me tash ekzistojne te gjitha strukturat perkatese per te bere kontrollin mbi parate ndaj nje njesi tjeter thjesht do te rriste numrin e tyre. Preci thote se kuadri ligjor qe kemi eshte i mire ai vetem duhet zbatuar me rigorozitet. Ai shprehet se edhe sot mund te hetohet cdo depozite ndaj nuk eshte i nevojshem krijimi i nje njesie te posacme. Ai shton nje argument tjeter referuar arsyeve pse specialistet e financave kane bere nje ndryshim te tille pasi ka qene nevoje e perqasjes se legjislacionit evropian sipas Precit ai nuk eshte ne dijeni te kete ne ndonje vend te BE-se ndonje strukture te tille si njesia qe do te krijohet prane Drejtorise per Parandalimin e Pastrimit te Parave. Me tej ai shton se qytetaret nuk duhet te frikesohen edhe nese miratohet nje ndryshim i tille pasi ne nje shtet te se drejtes ata jane te mbrojtur por gjithsesi i trembet edhe faktit qe mund te kete terheqje depozitash. Une besoj ne shtetin e se drejtes dhe ne ekzekutivin qe del nga Kuvendi dhe ne kete kuptim nuk duhej te kishte vend per shqetesim por nuk duhet perjashtuar edhe mundesia qe nga frika e keqperdorimit te ketij informacioni edhe/ose mosruajtja e tij konform rregullave per mbrojtjen e te dhenave personale mund te ndodhe qe depozituesit qytetare a biznese qofshin te tremben dhe keshtu te thellohet prirja e terheqjes se parave nga qarkullimi - thote Preci. Sipas tij parate ne banka tashme jane te kontrolluara. Problem sipas tij mbeten parate jashte sistemit dhe ky eshte problemi qe duhet te shqetesoje ekzekutivin per ti kanalizuar ato ne sistem.

Z. Preci Ministria e Financave ka derguar ne Kuvend nje draft ku kerkon ndryshime ne ligjin kunder pastrimit te parave sipas te cilit prane autoritetit shteteror qe mbikeqyr pastrimin e parave do te ndertohet nje data-base me te gjitha depozitat. Ju si ekspert i fushes se ekonomise si e gjykoni kete ndryshim qe kerkohet

-Personalisht jam njohur me draftin e ligjit ne fjale dhe ne parim e shoh si nje plotesim te metejshem te kuadrit ligjor ne fuqi ne lidhje me parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizimit dhe permiresimin e luftes kunder korrupsionit. Ne nje plan me te gjere pergatitja e ketij projektligji reflekton deri diku edhe debatin mbareboteror mbi statusin e sekretit bankar mbas ngjarjeve te 11 Shtatorit ne SHBA dhe njekohesisht perpjekjet e shtetit shqiptar per te reflektuar mbi rekomandimet baze te BE-se mbi luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit per nje ecuri me te shpejte ne procesin e integrimit evropian etj. Rezervat e mia ndaj ligjit ne fjale po i rendis ne vijim.

Se pari mendoj se koha e shkurter qysh nga miratimi dhe fillimi i zbatimit te ligjit mbi parandalimin e pastrimit te parave eshte miratuar ne vitin 2008 pra vetem 2 vjet me pare nuk mundeson te grumbullohet pervoja e nevojshme e zbatimit te ketij ligji e cila nga ana e vet do te krijonte mundesi per vleresime objektive mbi mangesite e shfaqura apo dobesite ne zbatim qe kane si shkak vete paqartesite apo ambiguitetet e ligjit. Edhe pse nuk jam jurist por ne kendveshtrimin e ndertimit institucional mendoj se teknika legjislative per ndryshimin e nje ligji kerkon padyshim mbeshtetjen ne analizen e pervojes se zbatimit te cfaredo ligji. Perndryshe pervec rekomandimeve te qarta dhe te drejtperdrejte te pershkruar ne raportet e BE-se dhe te institucioneve te tjera nderkombetare qe monitorojne dhe mbeshtesin procesin e afrimit te vendit me BE eshte e lehte te kuptohet motivimi politik ne pergatitjen e ndryshimeve te parashikuara ne kete projekt-ligj. Me kete nuk dua te them se eshte nje gje e gabuar qe nje ligji te cilit nuk i eshte thare boja ende ti behen amendime as se keto amendime frymezohen apo motivohen politikisht. Kjo sepse qeveria si nje nder institucionet me te larta politike eshte mandatuar politikisht pikerisht per te bere ligje te reja per te shfuqizuar apo per te amenduar ligjet ne fuqi. Se dyti pranohet gjeresisht se problem qendror ne kuadrin ligjor ne fuqi ne vendin tone ka qene dhe mbetet zbatimi i tij dhe jo papersosmeria apo mangesite e ketij kuadri. Me kete nuk dua te them se nuk ka ligje qe nuk duhen amenduar por se amendimet ne cdo rast duhet ti nenshtrohen nje debati te gjere me rrethet e eksperteve ne grupet e interesit dhe ne opinionin publik ne teresi. Ne rastin ne fjale pervec ndonje shpjegimi periferik kryesisht ne pozita mbrojtese a partiake nga zyrtare publike apo te ndonje personaliteti te mazhorances parlamentare qe ka qene pjese e iniciatives perkatese ligjore nuk kam pare te debatohet me tej. Madje do te thosha se mungesa e debatit publik krijon terren jo vetem per politizimin e panevojshem te ketij ligji te rendesishem por nuk jep mundesi per te kuptuar as arritjet problemet veshtiresite etj. ne zbatimin e derisotem te ligjit ne fuqi mbi parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizimit. Do te kishte qene me e dobishme qe qeveria dhe Kuvendi te analizojne funksionimin e derisotem te institucionit publik te ngritur mbi bazen e ketij ligji edhe nen driten e arrestimeve te shtetasve te huaj ne territorin tone per veprimtari kriminale pikerisht ne kete fushe shkallen e bashkepunimit te institucioneve te shtetit shqiptar ndermjet tyre per nje lufte te suksesshme ndaj ketij krimi etj. gje qe do te mundesonte nje kuptim me te plote ne dhe vleresim real te nevojes per amendimin e ligjit ne fjale. Se treti duke u ndalur ne permbajtjen apo thelbin e ndryshimeve te propozuara ka vend per diskutime te thelluara qofte te natyres doktrinare raporteve ndermjet pushteteve qofte edhe per te kuptuar pasojat e pritshme qe mund te sjelle miratimi pa debat profesional politik dhe publik i ketij ligji ne formen e depozituar. Personalisht mendoj se eshte e panevojshme madje e diskutueshme edhe nga pikepamja e kompleksitetit qe krijojne raportet e dyfishta/shumefishta te vartesise nje njesie te tille qe nuk eshte gje tjeter vecse rritje e peshes se ekzekutivit dhe vete rolit te kryeministrit ne kete proces. Pa folur per crregullimet qe jane evidente edhe sot ne raportet funksionale ndermjet organit te akuzes - prokurorise dhe nje numri institucionesh te pavarura - entet rregullatore ose ne vartesi te ekzekutivit ne ligjet baze te te cilave parashikohet kryerje e hetimit administrative etj. Kjo eshte parashikuar ne projektligjin ne fjale permes krijimit te nje njesie te specializuar ne hetimin depozitave te dyshimta prane Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave por me titullar qe emerohet nga kryeministri . Ne planin politik mendoj se nje nisme e tille se bashku me nje numer aktesh ligjore qe kane cuar ne grumbullimin e shume pushteteve apo pergjegjesive ne duart e kryeministrit bien ne kundershtim jo vetem me deklarimet e z. Berisha ne fillim te mandatit te pare per zvogelimin e komisioneve komiteteve dhe njesive vartese ne Keshillin e Ministrave por edhe pasqyroje deri-diku situaten emocionale politike ne vend e karakterizuar nga mosbashkepunimi i opozites se majte gje qe ka detyruar Kuvendin te marre nisma ligjore qe cojne ne zhvendosjen e pushteteve te tjera p.sh. te drejtesise ne duart e ekzekutivit apo qe i japin funksione te mirefillta te gjykatave institucioneve monokratike te varura nga ekzekutivi.

Me konkretisht ne vleresimin tim kuadri ligjor ne fuqi ka nevoje te zbatohet me rigorozitet ka nevoje te plotesohet me tej me akte nenligjore dhe manuale shpjeguese qe mundesojne zbatimin e tij nga teresia e hallkave dhe strukturave shteterore brenda dhe jashte ekzekutivit te angazhuara ne parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizimit. Mbeshtetur ne kete arsyetim mendoj se draft-ligji ka nevoje te rishqyrtohet nga qeveria ose paraqitja e tij ti lihet nje kohe dyte e cila merr ne konsiderate pervojen e zbatimit shkembimin e eksperiences me agjencite e specializuara te vendeve fqinje dhe atyre perendimore procesin e perafrimit ligjor me BE-ne etj.

Bankat te detyruara nga ligji duhet te japin informacion cdo 6 muaj mbi depozitat dhe te dhena mbi cdo depozitues Nderkohe qe prane Drejtorise se Pastrimit te Parave do te ngrihet ne funksion te ketyre ndryshimeve edhe nje njesi e posacme qe do te hetoje depozitat e dyshuara. A mendoni se nje ndryshim i tille do te preke privatesine e depozituesve

-Bota e sotme eshte duke e ridimensionuar problemin e privatesise se qytetareve te vet jetojme ne nje bote me te hapur te dominuar nga transparenca ne rritje dhe nuk mendoj se duhet te jete shqetesim nese pervec bankes edhe dikush tjeter p.sh. gjykata apo prokuroria marrin informacion ne funksion te permbushjes se detyrave te tyre kushtetuese. Kjo ka qene dhe eshte e miresanksionuar edhe ne kuadrin ligjor ne fuqi gjate gjithe periudhes se tranzicionit. Prandaj nuk mendoj se ka vend per t shqetesuar qytetaret depozitues ne bankat tregtare rreth ketij problem. Por sic e theksova me siper angazhimi i ekzekutivit ne administrimin elektronik apo ne forme te shtypur te miliona llogarive bankare te qytetareve dhe bizneseve dhe aq me teper te dhjetera miliona veprimeve qe kryhen dite pas dite prej tyre eshte dicka e kushtueshme e panevojshme dhe veshtire te gjeje justifikim nje ndermarrje e tille. Te jemi eksplicite me lexuesit edhe ne kushtet e sotme nga institucioni ne fjale dhe nga institucione te tjera e theksoj nje numer institucionesh te tjera mund te hetohet cdo depozite e dyshimte madje edhe jashte vendit per vendet me te cilat Shqiperia ka nenshkruar instrumentet perkatese ligjore nderkombetare apo dypaleshe. Ndryshimi eshte se keto hetime kryhen se pari nga institucioni perkates - prokuroria se dyti vendimet perkatese merren nga gjykatat dhe se treti informacioni i grumbulluar permes hetimit administrohet ne perputhje me ligjin. Eumlshte pikerisht per keto arsye qe kjo procedure pothuajse universale nuk krijon shqetesim per askend ne radhe te pare per qytetarin qe i depoziton parate e veta ne banken e licencuar nga shteti Banka Qendrore perdoren ne perputhje me rregullat e shtetit dhe mbi bazen e interesave te ndersjella dhe cfaredo kontrolli hetimi analize informacioni mbi levizjet e depozitave nuk shqeteson askendhellip

Nga ana tjeter bankat e nivelit te dyte jane te interesuara te thithin sa me shume depozita. A do te ndryshonte raportet e bankes me depozituesit nje ndryshim i tille dhe nje mbikeqyrje mbi kursimet e qytetareve

-Personalisht dhe duke marre parasysh pervojen e dekades se pare te tranzicionit kur sherbimet sekrete dhe Kontrolli i Larte i Shtetit kishin akses ne informacionin/veprimtarine e bankave nuk mund te mos e konsideroj nje angazhim te tille total te ekzekutivit ne administrimin e informacionit rreth depozitave bankare dhe levizjeve shtim/pakesim te tyre ne kursin e kohes si njelloj frike qe mund te amplifikohet gjeresisht edhe per interesa politike gje nuk ka munguar as ne te shkuaren e aferthellip Une besoj ne shtetin e se drejtes dhe ne ekzekutivin qe del nga Kuvendi dhe ne kete kuptim nuk duhej te kishte vend per shqetesim por nuk duhet perjashtuar edhe mundesia qe nga frika e keqperdorimit te ketij informacioni edhe/ose mosruajtja e tij konform rregullave per mbrojtjen e te dhenave personale mund te ndodhe qe depozituesit qytetare a biznese qofshin te tremben dhe keshtu te thellohet prirja e terheqjes se parave nga qarkullimi. Sic dihet aktualisht nje pjese e konsiderueshme e monedhes sone kombetare - rreth 1/3 e tyre qarkullon jashte kanaleve bankare. Ndoshta ky duhej te ishte edhe thelbi i vertete i debatit. Mendoj se ekzekutivi shqiptar do te duhej te shqetesohej si te gjente menyrat perkatese ligjore p.sh. permes aktivizimit te burses per te futur ne qarkullim ekonomik ne dobi te zhvillimit kete pasuri kolosale kombetare pa folur per shumat e konsiderueshme ne monedhe te forte euro apo dollare amerikane qe ndodhen ne xhepat e popullsise per shkak te kontributeve shumevjecare te emigracionit. Ndersa ne funksion te qellimit te amendimit te ligjit per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit mund te thuhet qarte dhe hapur burimet kryesore te ketyre krimeve te renda jane kryesisht parate qe qarkullojne jashte kanaleve bankare parate qe investohen ne biznese fantazme por qe ndihmojne zbardhjen e tyre ashtu sikurse duhet te pranojme se parate e pista te vendosura ne banka ne formen e depozitave bankare te individeve apo biznesit mund te riciklohen jo aq me ndihmen e tyre bankave se sa me angazhimin e terthorte te nepunesve publike dhe te autoritetevepolitike vendimmarrese.

Arsyetimi qe i kane bere nje ndryshimi te tille specialistet e financave eshte se kjo ka qene e kushtezuar nga perafrimi i legjislacionit perkates shqiptar me ate te Bashkimit Evropian. Mendoni se qytetaret shqiptare jane te gatshem per te qene kaq te hapur me institucionet qe kontrollojne cdo qendrake te tyre duke ditur se ne vendin tone eshte dashur shume pune per te kultivuar tek qytetaret edukimin se parate e kursyera jane me te sigurta ne banke dhe jo poshte jastekut

-Referimi ndaj legjislacionit evropian ka natyre te dyfishte. Nga njera ane institucionet e BE-se dhe SHBA-se me te drejte ofrojne keshilla dhe rekomandime te pergjithshme qe kane te bejne me ndertimin e institucioneve te ekonomise se tregut dhe shoqerise se lire ne vendin tone por zbatimi i ketyre rekomandimeve eshte detyre dhe pergjegjesi e institucioneve shqiptare ashtu sikurse jane ngritur dhe funksionojne edhe nje numer projektesh a programesh te specializuara me ndihmen e BE dhe SHBA-se per te mundesuar arritjen e disa standardeve te njohura ne kete proces pa injoruar bazen kushtetuese te vendit. Ne rastin ne fjale duke qene se te pakten per dijenine time nuk ka ndonje vend te BE-se qe ka ngritur struktura te tilla komplekse dhe ne kete kuptim mendoj se referenca se nje ndryshim i tille eshte bere nen kushtezimin e perafrimit te legjislacionit me BE-ne e shoh me shume si nje reagim ne mungese te argumenteve specifike nje teknike qe shuan kundershtimet publike a profesionale perdorur jo rralle nga zyrtaret tane te lartehellip

Qytetaret shqiptare ne nje shumice derrmuese mbeten apatike ne sjelljen e tyre deri diku lehtesisht te manipulueshem politikisht dhe ende larg pritshmerise per tu vene ne rolin e monitoruesit mbi funksionimin e institucioneve shteterore mbi cilesine dhe koston e sherbimeve publike te ofruara nga sektori publikhellip Ne kete kuptim te pakten per kohen e sotme nuk besoj se krijon ndonje problem cfaredo destinacioni i qarkullimit te informacionit mbi depozitat e tyre.

Ne shume raste hetimet e ndermarra per pastrim parash kane pasur vonesa pasi te dhenat nga bankat eshte dashur nje kohe e gjate per ti marre. Keto ndryshime a pritet tu vijne me shume ne ndihme institucioneve qe hetojne pastrimin e parave

-Edhe me kete argument jam njohur por mendoj se nuk duhet te ngaterrohen problemet e zbatimit te ligjit me permbajtjen e tij. Me konkretisht nese banka tregtare X vonon dhenien e informacionit duke rrezikuar keshtu procesin hetimor ndaj Y qytetari me depozite te dyshimte rreth burimit te pasurise parave te tij atehere banka ka shkelur ligjin dhe per kete do te duhet tu nenshtrohet penaliteteve qe shkojne deri ne heqjen e licences per ushtrimin e veprimtarise se saj kuptohet nese ka implikime ne veprimtarine e pastrimit te parave apo financimin e terrorizmit si dhe personat drejtues merren ne pergjegjesi penale. Nese ky shqetesim vonesa ne dhenien e informacionit ka penguar punen e organit te akuzes ne permbushjen e detyres se saj atehere le te forcohen penalitetet dhe pergjegjesia ligjore e titullareve te bankat per ti detyruar te respektojne afatet e dhenies se ketij informacioni. Ne fund te fundit duhet te kuptojme se cfaredo rregullimi i sforcuar ligjor sic jane edhe amendimet ne ligjin per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimin e terrorizimit nuk ben gje tjeter vecse ndihmon per te kapercyer veshtiresite momentale te mazhorances dhe ekzekutivit te dale prej saj por nuk ndihmon ne ndertimin e institucioneve adekuate nje shoqerie te lire dhe te pershtatshme per ekonomine e tregut. Madje rrezikon te nxise dukuri te rrezikshme per te cilat do te duhet kohe dhe energji per sjelljen e tyre ne parametrat e institucioneve te ngjashme ne vendet e BE-se drejt se ciles jemi percaktuar te shkojme.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›