Nitaj: Tani faza më e vështirë. Do krijohen koalicione të dhimbshme

Analisti Muharrem Nitaj deklaron se faza më e vështirë do të nisë pikërisht pas ditës së sotshme, pasi sipas të gjitha gjasave asnjë parti e vetme nuk do të mund të fitojë mjaftueshëm vota për të ngritur qeverinë e re. Sipas tij, kjo do t’i detyrojë partitë të krijojnë koalicione të dhimbshme”.
“Faza e vështirë e këtyre zgjedhjve në KOsovë do të jetë faza pas ditës së sotme, faza pas votimeve. Do dëshmojë edhe rezultati, por matjet që janë bërë tregojnë se nuk do të ketë një parti politike e cila do të ketë rezultat që do t’i garantojë asaj krijimin komod të qeverisë dhe do të detyrohen që të arrijnë edhe kompromise të ndryshme dhe koalicione të dhimbshme me parti të ndryshme politike. Ju e dini deklarimin shumë të prerë të liderit të LDK që në asnjë rrethanë nuk do të jetë në gjendje ose nuk do ta pranojë një koalicion të mundshëm me PDK e kryeministrit tashmë të dorëhequr Thaçi. Kështu që fitohet përshtypja që lufta do të jetë e vështirë, beteja do të jetë e vështirë, ndoshta do të mund të kemi edhe nje bllokim procesi, por është herët të thuhet. Me gjasa celësi do të jetë ndoshta partia e trete. Unë besoj se shkalla e shpërdorimit të votës dhe incidentet që kanë ndodhur nuk do të mund të jenë aq serioze sa të rrezikojnë procesin zgjedhor. Besoj që forcat kryesore politike do të jenë në gjendje ta njohin atë” tha Nitaj.