Debati,Wollfarth:Ide e mirë.Arvizu:Vendosin palët
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth e ka quajtur ide shumë të mirë, propozimin bërë një ditë më parë nga kreu i PS-së, Edi Rama, ku ftohej Kryeministri Sali Berisha në debat publik, lidhur me 10 pikat e propozuara nga Partia Socialiste.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat, Wollafarth tha se mbështet dhe mirëpret çdo ofertë që sjelll dialog dhe mirëkuptim mes palëve.
Sipas tij, është koha që puna të spostohet në Parlament.
Një ditë më parë nëpërmjet një editoriali, publikuar fillimisht në blog-un e tij personal, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ftuar në një debat publik kryeministrin Berisha për 10 pikat e paktit të tij për integrimin, pas refuzimit që këto të fundit morën në parlament.
Arvizu: U përket palëve të vendosin
Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu tha se nuk sheh ndonjë gjë të keqe tek propozimi i Ramës për debat publik me kryeministrinBerisha, nëse palët bien dakord.
Debate të tilla duhet të kishte patur gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, tha ai.
Sa i përket planit me 10 pika të Ramës, Arvizu përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij, se ky pakt përbën një bazë shumë të mirë për të nisur dialogun.