E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama po shkatërron strukturat e PS, shkriu FRESSH-in

02-10-2011 / Gazeta 55

Alarmi FRESSH-stëve

Drejtues të FRESSH u janë drejtuar me një letër tetë ambasadoreve më të rëndësishëm në Tiranë lidhur me vendimin e marrë nga kreu i PS, Edi Rama për shkrirjen e këtij Forumi. Letra ka mbërritur në dorën e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, kreut të OSBE-së, Eugen Volfarth, ambasadorit të BE-së, Etore Sekui, ambasadores së Britanisë së Madhe, Fiona Mcllëham, ambasadores gjermane Carola Muller Holtkemper, ambasadores franceze Maryse Daviet, ambasadorit holandez Henk Van Den Dool dhe ambasadorit danez të Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen. Rreth 22 drejtues të Forumit Rinor nga qytetet kryesore të vendit, shprehen se në mënyrë njëanshme dhe të padiskutuar me askënd, kryesocialisti vendosi të ndërpresë çdo proces zgjedhor të të rinjve. “Ne, përfaqësues të lartë të Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë (FRESSH), të shqetësuar në përvijimin shkatërrues që është duke iu imponuar Forumit tonë, lutim vëmendjen Tuaj për këtë situatë shumë serioze. Me vendim unilateral të kryetarit të Partisë Socialiste, z. Edi Rama, në mbledhjen e strukturave rinore të datës 21 shtator 2011 të thirrur nga drejtuesi i komanduar për Tiranën, z. Saimir Tahiri, është urdhëruar nga z. Edi Rama, i pranishëm në këtë mbledhje: Zerimi (0) i të gjitha strukturave të Forumit Rinor Eurosocialist, duke shuar kështu çdo kontribut të çdo të riu ndër vite”, thuhet në letrën e drejtuesve të FRESSH-it. Ata shprehin mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që kanë marrë nga organizata dhe fondacione politike të këtyre vendeve në promovimin e të rinjve në politikë. Duke dhënë më tej detaje të vendimmarrjes së kreut socialist për Forumin Rinor, drejtuesit shprehen se përveç komandimit të deputetit të Tiranës, Saimir Tahiri, për të riorganizuar FRESSH-in, Rama ka vendosur dhe anulimin e kongresit zgjedhor të tyre. “Kreu socialist vendosi moslejimin e mbajtjes së kongresit të FRESSH-it, i cili ishte i planifikuar që prej datës 15 janar 2011. Kongresi i fundit është zhvilluar në vitin 2006 dhe prej më shumë se 6 vitesh ne pengohemi dhe nuk lejohemi të zhvillojmë organizimin tonë legjitim; moslejimin e mbledhjes së Asamblesë Rinore të FRESSH-it dhe të asnjë procesi tjetër zgjedhor brenda FRESSH-it” - thuhet në letrën e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›