E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uollfarth: Ftesa e Ramës për debat, ide shumë e mirë

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Uollfarth, e sheh si një ide shumë të mirë ftesën e liderit të opozitës drejtuar kryeministrit Berisha për një debat publik.

Uollfarth shprehet në mbështetje të çdo oferte që sjell dialog dhe mirëkuptim mes palëve palëve politike në vend. Ka ardhur koha që të pranohet çdo ofertë, ka thënë Uollfarth për mediat. Gjithashtu, ai ka inkurajuar dialogun dhe punën në Parlament për ndryshimet në reformën zgjedhore.

Ftesa për një debat publik me kryeministrin Berisha u bë një ditë më parë nga lideri i opozitës, përmes një editoriali të  botuar në të gjitha mediat.

Në të Rama fton kreun e qeverisë që të dy sëbashku të ballafaqojnë alternativat e palëve që përfaqësojnë, duke argumentuar në të njëjtën kohë planin me 10 pika, i cili iu propozua maxhorancës disa ditë më parë nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›