E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debaton me tifozët, Mema në prag "divorci" me Flamurtarin

Një penallti e humbur vetëm gjashtë minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt, mund të sjellë "divorcin" e sulmuesit Devis Mema me Flamurtarin. Vlonjatët u eliminuan pas barazimit 1-1 me Gramozin, ndërsa 11-metërshi i gabuar nga korçari mund të kishte rindezur shpresat e kuqezinjve, për të vazhduar aventurën në Kupën e Shqipërisë. Goditja e Memës, e cila u neutralizua nga portieri Ametlli, solli reagimin e ashpër të tifozëve bregdetarë. Ofendimet dhe thirrjet kundër 24-vjeçarit bënë që sulmuesi të hiqte fanellën ende pa mbaruar loja dhe të dilte nga fusha në formë proteste për trajtimin nga fansat e Flamurtarit. Mema është rikthyer në katërkëndëshin e gjelbër, i nxitur nga stafi teknik i skuadrës vlonjate, ndërsa për veprimin e bërë ai nuk u ndëshkua me karton nga gjyqtari i takimit, Mustafaraj. Edhe pse është një titullar i padiskutueshëm në ekipin e Maganit, në janar lojtari mund të kërkojë një skuadër të re.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›