E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela kërkon kolektivitet: I vetëm, nuk ia dal dot

Ervin Skela nuk po mundet ta lërë vulën e tij te Tus Koblenci, skuadra tek e cila u transferua në mesin e muajit tetor të këtij viti. Blerja e tij nga skuadra u bë pas mbylljes së merkatos së verës, pasi Koblenci kishte nevojë për një mesfushor fantazist, ndërkohë që Skela ishte futbollist i lirë, pasi gjatë merkatos së verës nuk mundi të gjente një ekip që të kënaqte kërkesat e tij ekonomike. Po ashtu promotori i kësaj blerjeje u bë trajneri Uve Rapolder, që e kishte stërvitur edhe më parë mesfushorin te Valdof Manheim dhe Arminia Bilelefeld. Gjithsesi deri tani kjo "martesë" e pritur me shumë bujë, nuk ka rezultuar krejtësisht e suksesshme. 33-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të dalë në lojën e tij. "Unë e di se mund dhe duhet të luaj më mirë", shprehet Skela. Ardhja e tij duhej të kompletonte strukturën e lojës, por ai i vetëm nuk mund të marrë përsipër një barrë kaq të rëndë. "Unë mund të përshtatem mirë me situatën dhe jam i gatshëm për të marr përsipër përgjegjësitë kryesore, por në futboll një lojtar i vetëm mund të bëjë shumë pak", shton mesfushori shqiptar, i cili kërkon një lojë kolektive të skuadrës, e cila duhet të japë maksimumin e saj për të shmangur rënien nga Bundesliga 2 në këtë sezon.

A. Manallari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›