E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi është në anën e BE-së

Serbia tha sot se topi është në anën e Bashkimit Evropian, pasi bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel rifilluan.

Zëdhënësi i qeverisë serbe, Millivoje Mihajlloviq, i tha agjencisë së lajmeve BETA se "topi tani është në anën e BE-së dhe jo vetëm sa i përket 9 dhjetorit”, dita kur BE pritet të vendosë nëse do t’ia japë Serbisë statusin e kandidatit.

"Prishtina nuk po tërhiqet nga qëllimi i saj për të përdorur dialogun drejt konfirmimit të pavarësisë së Kosovës, e që Beogradi ka refuzuar ta njohë", tha Mihajlloviq.

Por shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, u ankua për progresin e ngadaltë të bisedimeve.

“Unë besoj se ne jemi në një situatë të cilën e kemi sjellur deri te dokumentet të cilat nuk do të zbatohen", tha Tahiri për të përditshmen serbe Politika. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›