Dëbimi është i paligjshëm, vjen për shkak të denoncimit të aferave qeveritare nga TemA
Nga Andrea Stefani
Është në vazhdën e intolerancës 18-vjeçare të Sali Berishës ndaj medies, e cila thotë fjalën e saj dhe denoncon abuzimet e tij dhe të qeverisë. Gjatë gjithë këtyre viteve, sjellja e Sali Berishës ka qenë e njëjtë, pavarësisht makijazheve apo trukeve të interesave personale. Dëbimi që po i bën gazetës “TemA” nga ambientet është krejtësisht i paligjshëm dhe bëhet vetëm për shkak të denoncimeve të aferave, të cilat janë kryekëput të lidhura me kryeministrin.