Debitorët e energjisë, aksion në zonën e bregdetit
Vlorë- Vetëm në zonën turistike nga Uji i Ftohtë e deri te Kalaja janë rreth 900 debitorë të energjisë elektrike, të cilët do të jenë edhe objekt i punës së përditshme të grupeve të ngritura nga operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë në Vlorë.
Numri i lartë i debitorëve, por edhe lëshimi i banesave me qira për pushuesit, në kushtet kur pronarët kanë detyrime, ka bërë që vetë operatori të kalojë në sitë zonën, duke vepruar konkretisht.
Si bëhet me dije nga strukturat e kësaj ndërmarrjeje, ka nisur një aksion që do të ketë në vëmendje kryesisht zonën bregdetare. Kjo kategori rezulton të ketë detyrime të vjetra ndaj OSSH-së.Në këto zona borxhi te operatori i sistemit të shpëndarjes shkon në mbi 10 milionë lekë të reja.
Në fazën e parë janë prerë lidhjet për 45 debitorë, ndërsa pohohet se do tëvemendje do të jenë lidhjet e dyfishta, si dhe nuk do te lejohen rilidhjet pa shlyer me parë debitin.