Kuvend, Leskaj reagon ndaj akuzave të Berishës
Kryetarja e grupit parlamentar të PS Valentina Leskaj ka reaguar ndaj akuzave të rënda të kryeministrit Berisha. Leskaj tha në Kuvend se opozita ka kontribut për anëtarësimin por nuk ka faj për aferat e qeverisë.
TIRANË - I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së grupit parlamentar të PS Valentina Leskaj pas akuzave të rënda të kryeministri Berisha.
“Partia Socialiste nuk është kundër marrjes së ftesës, pasi PS ndërtoi rezolutën për në NATO”, tha Leskaj duke deklaruar se opozita ka kontributin e saj në hapat që Shqipëria ka ndjekur për anëtarësim në NATO, por nuk ka faj për aferat korruptive të qeverisë. Ky reagim i Leskaj në seancën e sotme në Kuvend ka ardhur pas kritikës së kryeministrit për mospërshëndetjen e opozitës së firmës së presidentit amerikan të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Më tej Valentina Leskaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit mbi mitingjet e opozitës kundër qeverisë. Leskaj tha se “Berisha nuk pranon protestat e opozitës së është mësuar me protesta me bomba”.
(a.s/Balkanweb)