Dëbohen diplomatët iranianë

Sekretari i Jashtëm, William Hague, njoftoi para përfaqësuesve të Dhomës së Ulët të Parlamentit se Britania tashmë ka tërhequr personelin e saj diplomatik nga Teherani. Në Ambasadën e atjeshme britanike ndodheshin 24 zyrtarë.
Herën e fundit Britania dëboi diplomatët iranianë në vitin 1989, kur të dy vendet i ndërprenë lidhjet për shkak të “fatvës” për vrasjen e shkrimtarit indiano-britanik, Salman Roushdi, shkaku i librit të tij “Vargjet Satanike” , të cilin myslimanët e konsiderojnë fyes.
"Edhe vetë mendimi se pushtetit iranian nuk mundi të mbrojë Ambasadën tonë, ose se sulmi ndaj saj mundi të ndodhte pas pjesëmarrjen e regjimit, në njëfarë mënyre është i barabartë me iluzion”, theksoi Hague para përfaqësuesve, derisa po përshkruante sulmin ndaj Ambasadës së Britanisë së Madhe në Teheran, i cili i parapriu vendimit për dëbimin e diplomatëve iranianë nga Londra.
Hague pohoi se prapa këtij sulmi qëndrojnë pjesëtarët e një grupi studentësh i afërt me organizatën paramilitare iraniane të Gardës Revolucionare Basiji, e cila anëtarët e saj kryesisht i rekruton nëpër universitete.