PSG kërkon Maxwellin

Paris Saint-Germain është duke shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Maxwell, gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja sportive katalan Sport.
Klubi ambicioz francez ka identifikuar krahun e majtë të mbrojtjes si fushë, e cila ka nevojë për përforcim gjatë dimrit. Eric Abidal ishte objektivi kryesor i PSG-së, por ai duket se do të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën, andaj ekipi i Antoine Kombouares është duke shikuar alternativat.
Maxwell është aktivizuar rrallë herë këtë sezon dhe mund të lëvizë nëse i ofrohet një mundësi e mirë.