E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debora bllokon aksin Librazhd-Pogradec

Moti i keq i shoqeruar me reshje te dendura debore ka bllokuar disa akse ne Qarkun e Librazhdit.

Zona e Qafe Thanes eshte bllokuar, duke shkaktuar mosqarkullimin e makinave te cilat kane ngelur te bllokuara, ndersa aksi Librazhd-Pogradec nuk mund te pershkohet. Gjithashtu, zonat e Polisit, Sopotit dhe Rrajces jane bllokuar plotesisht.

Probleme te shumta ka edhe ne veri te vendit ku disa komuna ne Qarkun e Kukesit jane bllokuar plotesisht. Bora e dendur ka bllokuar qarkullimin edhe ne Qafe te Malit ku disa makina kane kerkuar ndihmen e policise. Nderkohe ne Shkoder, trashesia e debores ka arritur ne 10 cm.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›