Debora izolon veriun dhe juglindjen e vendit

Ngricat i kane bere te pakalueshme rruget rurale, ne Qarkun e Kukesit dhe Shkodres si dhe kane krijuar veshtiresi te madhe te qarkullimit te automjeteve ne rruget nacionale. Ngricat e kane bere te pakalueshme rrugen nacionale Kukes-Bushtrice-Peshkopi.
Gjate dites se shtune, shume qytetare qe duhet te udhetonin ne drejtim te Peshkopise, iu eshte dashur te nisen nga Kukesi ne Tirane dhe me pas te marrin rrugen drejt Peshkopise, por edhe ne rrugen Kukes–Tirane, levizja e makinave megjithese me zinxhire eshte shume e veshtire, jo vetem per shkak te ngricave por edhe sepse nuk ishin marre masa per hapjen e rrugeve dhe hedhjen e skorjeve. Reshjet e debores dhe ngricat kane izoluar rreth 12 mije banore ne qarkun e Shkodres.
Situate problematike paraqitet edhe ne zonen e Mirdites. Akset me problematike mbeten Rreshen-Fushe Arrez por edhe Rreshen-Milot. Ne Puke debora ka arritur ne 18 centimetra, dhe ne komunat Iballe dhe Fierze ne 70 cm. Komunat Vermosh, Bog, Tamare dhe Sels ne Malesi te Madhe jane bllokuar nga debora. Gjendja paraqitet e veshtire edhe ne zonen e Dukagjinit. Reshje te dendura debore ka patur edhe ne qytetin e Shkodres.
Me veshtiresi nga rreshjet e dendura te debores kalohet edhe ne aksin rrugor Librazhd–Perrenjas, ku bashkia e Librazhdit eshte detyruar te angazhoje makina te tonazhit te rende per t’i ardhur ne ndihme automjeteve te vogla dhe te papajisura ne zinxhire qe e kane te pamundur te levizin.
Nderkohe situate e renduar paraqitet edhe ne Qafe Thane ku trashesia e bores ka arritur ne 40 cm. Ky aks aktualisht eshte i kalueshem vetem me zinxhire. E njejta situate paraqitet edhe ne Qafe Plloc dhe ne Qafen e Qarrit. Reshje te dendura debore ka patur edhe ne qytetin e Korces. Nderkohe qeveria permes nje deklarate per shtyp ka bere te ditur se ne kete situate te veshtire per t’i bere balle situates jane angazhuar forcat e nderhyrjes se shpejte, xhenios, emergjences civile, te cilat do te vendosen ne zonat e bllokuara dhe ne akset kombetare per te garantuar kalueshmerine e tyre.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code