E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, Policia Rrugore: Ja situata në rrugët e vendit

Policia e Shtetit informon mbi situatën në akset rrugore, për shkak të reshjeve të dendura që kanë mbuluar gjithë vendin. Ndërsa ka dhënë informacionet më të fundit për situatën në akset rrugore në shkallë vendi, policia rrugore thekson se po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në vend. Policia rrugore bën apel për drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm në qarkullim për të evituara aksidentet, ndërkohë që kërkon përdorimin e zinxhirëve aty ku është e domosdoshme.

Në qarkun Kukës:

1. aksi rrugor Morinë - Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

2. aksi Kukës - Krumë i kalueshëm me zinxhirë,

3. aksi B.Curri - Qafë Morinë i pakalueshëm,

4. aksi B.Curri - Fierzë i pakalueshëm,

5. aksi B.Curri - Valbonë i pakalueshëm,

6. aksi Krumë - B. Curri i pakalueshëm,

7. aksi Krum - Qaf Prushi i kalueshëm me zinxhirë,

8. aksi Kukës - Topojan i pakalueshëm,

9. aksi Ujmisht - Lusen - Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm me zinxhirë,

10. aksi Shëmri - Kukës, i kalueshëm me zinxhirë,

11. aksi rrugor Topojan - Shishtavec i pakalueshëm,

Sipas policisë temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më intensitet në Has dhe Tropojë dhe me erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:

1. aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos i kalueshëm me zinxhirë,

2. aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz i kalueshëm pa zinxhirë,

3. aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren i pakalueshëm,

4. aksi Krastë - Bulqizë i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,

6. aksi Peshkopi - Muhurr - Aras i pakalueshëm,

7. aksi Arras - Zall Dardhë - Reç i pakalueshëm,

8. aksi Stëblevë - Librazhd i pakalueshëm,

9. aksi Arras - Lurë i pakalueshëm.

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta se dje dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet dhe në zonat e thella, por ka një erë të fortë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:

1. aksi rrugor Shkodër - Mabe i kalueshëm, por ka ngrica,

2. aksi rrugor Shkodër - Koman i kalueshëm pa zinxhirë, por ka ngrica,

3. aksi Qaf Çelë - Pukë, i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi Puke - Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak i pakalueshëm,

5. aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,

6. aksi Koplik - Hani i Hotit, i kalueshëm por ka ngrica,

7. akset Koplik - Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,

8. aksi Bogë - Theth, Selcë - Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,

9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,

10. aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierzë, i pakalueshëm,

11. aksi Fushë Arrës - Iballë, i pakalueshëm.

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës bien me më pak intensitet në Pukë dhe Malësi të Madhe, por ka një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Lezhë:

1. aksi Rubik - Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë me vështirësi,

2. aksi rrugor Mirditë - Shpal - Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,

3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme dhe po punohet me entin pronar të rrugëve për normalizimin e situatës.

Në qarkun Tiranë:

1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,

2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm me zinxhirë.

Në qarkun Elbasan:

1. aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

2. aksi Elbasan - Qafë Krrabë, i kalueshëm,

3. aksi Librazhd - Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë, i kalueshëm me zinxhirë

2. aksi Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

3. aksi rrugor Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë - Voskopojë, të kalueshme me zinxhirë,

4. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik kalohet me zinxhirë,

Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta sot dhe reshjet e dëborës me më pak intensitet edhe në zonat malore, por me një erë të fortë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

1. aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore të këtij qarku lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

1. aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

2. aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

1. në segmentin rrugor Vlorë - Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›