E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debora, bllokohen disa fshatra malore

Reshjet e debores qe kane rene pa pushim pergjate 3 diteve te fundit, e kane veshtiresuar situaten ne veri verilindje dhe juglindje te vendit. Disa fshatra te thella malore, jane teresisht ne pushtetin e debores, ndersa situata eshte perkeqesuar edhe ne drejtim te levizjes se automjeteve. Shtabi i emergjencave civile, ben te ditur edhe situaten e krijuar, si pasoje e motit te keq dhe temperaturave te ulta. Fatmiresisht nuk ka asnje te dhene per ndonje aksident te mundshem, por njekohesisht lajmerohen drejtuesit e mjeteve edhe per akset rrugore qe jane te bllokuara dhe ku nuk mund te kalohet.
Shkoder
Ne Qarkun e Shkodres ne lartesite mbi 600 metra ka patur reshje debore. Ne rrethin e Pukes, per shkak te reshjeve te shumta te debores, me veshtiresi kalohet rruga Qafe Mali-Fierze, pasi ne kete aks trashesia e bores ka arritur deri ne 40 cm. Ne kete aks rrugor, nga efektivat e qarkullimit rrugor lejohet te qarkullojne vetem mjetet e vogla dhe me zinxhire, ndersa mjetet e renda jane bllokuar per shkak te sgurise ne rruge. Komuna e Iballes eshte bllokuar perseri nga reshjet e bores. Nga Shkodra per ne Dukagjin qarkullohet nga Mali i Shoshit, por me veshtiresi dhe me zinxhire.
Kukes
Ne rrethin e Kukesit ne lartesite mbi 400 metra ka patur reshje bore, pa ngrica, per rrjedhoje nuk ka patur akse rrugore te bllokuar. Ne aksin rrugor Qafe Mali-Qafe Shllak, trashesia e bores ka arritur ne 40 cm, por ne disa lugina edhe me teper per shkak te grumbullimit te bores nga era. Ne kete aks kalohet me veshtiresi dhe me zinxhire. Qarkullimi lejohet vetem per mjetet e vogla, ndersa trajlerat jane ndaluar prej efektivave te qarkullimit rrugor. Ne kete qark, Komuna e Arrnit vazhdon te jete e bllokuar. Ne drejtim te komunave Gryke Caj, Bushtrice, Zapod dhe Lekbibaj, qarkullohet me veshtiresi dhe ne segmente te vecanta per shkak te ngricave, me zinxhire.
Tropoje
Ne Tropoje reshjet e bores po mbajne te bllokuara nga bora shume fshatrave te komunave te Lekbibajt, Margegajt, Tropojes se vjeter, dhe disa fshatra te tjere. Trashesia e bores ne qytetin e Bajram Currit, ka arritur ne mbi 30 centimetra, ndersa ne zonat rurale mbi 80 centimetra. Sikurse njoftohet, megjithe te ftohtin e madh, furnizimi me energji elektrike ka qene normal ne te gjitha zonat e rrethit. Pavaresisht reshjeve te bores, te gjitha akset rrugore nacionale te ketij rrethi, jane te kalueshme, ndonese eshte i domosdoshem perdorimi i zinxhireve ne akset rrugore Fierze-Qafe Mali dhe Bajram Curri -Krume.
Diber
Ne kete qark reshje bore me intesive ka patur ne rrethin e Bulqizes, ku ne zonat rurale trashesia e debores ka shkuar deri ne 30 cm. Njoftohet se rruga qe lidh Peshkopine me Luren, vazhdon ende e bllokuar, por lidhja e Komunes Lure realizohet me veshtiresi, nepermjet Kurbneshit. Ne te gjithe territorin e qarkut, pervec komunes se Trebishtit, e cila eshte bllokuar dje ne mengjes, nuk ka komuna te tjera te bllokuara.
Korce
Ne te gjithe qarkun e Korces ka patur reshje bore. Forcat dhe mjetet e Drejtorise Rajonale te Rrugeve dhe te policise se qarkullimit rrugor vazhdojne inspektimet. Sikurse njoftohet nuk ka patur akse rrugore te bllokuara. Nje rreshqitje masivi dheu ka patur mbremjen e se premtes ne rrugen Pogradec-Qafe Plloce dhe per pasoje u bllokua kalimi i mjeteve per rreth 2 ore. Por me pas u be e mundur heqja e dheut dhe aktualisht po qarkullohet me nje kalim. Nderkohe aksi rrugor Voskopoje-Lekas, ndodhet i bllokuar.
Elbasan
Ne kete qark me e rende situata paraqitet ne rrethin e Librazhdit. Nje fadrome e ushtrise mberriti ne Librazhd dhe filloi punen per hapjen e rruges per ne fshatin Qarishte, te Komunes Qender. Te bllokuar nga bora jane fshati Polis dhe Vilan, komuna Polis dhe fshati Skenderbej ne komunen Rrajce, ne rrethin e Librazhdit. Emergjencat civile raportojne per dy shtepi te demtuara, nga rreshkitjet e dherave dhe familjaret e te cileve u strehuan perkohesisht tek te afermit e tyre.
Gjirokaster
Mbremjen e se premtes, nga nje rreshqitje dheu u bllokua rruga Tepelene-Gjirokaster, ne afersi me Uren e Subashit, por nderhyrja e shpejte e Drejtorise Rajonale te Rrugeve, beri te mundur qe rruga te hapej pas 30 minutash.

Situata e rrugeve ne disa qarqe
Qafe Mali-Fierez, kalohet me veshtiresi, trashesia e bores 40 cm
Komuna e Iballes eshte e bllokuar. Nga Shkodra per ne Dukagjin qarkullohet nga Mali i Shoshit, por me veshtiresi dhe me zinxhire
Qafe Mali-Qafe Shllak, kalohet me veshtiresi dhe me zinxhire. Qarkullimi lejohet vetem per mjetet e vogla, ndersa trajlerat jane ndaluar
Komuna e Arrnit, e bllokuar. Ne drejtim te komunave Gryke Caj, Bushtrice, Zapod dhe Lekbibaj, qarkullohet me veshtiresi dhe me zinxhire
Fierze-Qafe Mali dhe Bajram Curri -Krume, eshte i domosdoshem perdorimi i zinxhireve
Peshkopine-Lure, vazhdon ende e bllokuar. Lidhja e Komunes Lure realizohet me veshtiresi, nepermjet Kurbneshit
Pogradec-Qafe Plloce, po qarkullohet me nje kalim. Aksi rrugor Voskopoje-Lekas, ndodhet i bllokuar
Ne Librazhd, te bllokuar nga bora jane fshati Polis dhe Vilan, komuna Polis dhe fshati Skenderbej ne Komunen Rrajce

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›