E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, memorandum per zgjidhjen e krizes ne vend

Perpara takimi te djeshem te dy kryetareve te partive me te medha ne vend ne tavolinen e Presidentit Topi, PS paraqiti nje memorandum per zgjidhjen e krizes politike ne Shqiperi. Ky memorandum i eshte derguar Kryeministrit Berisha, shefit te delegacionit te KE, Lohan, ambasadorit te SHBA ne vendin tone, Uidhers dhe ambasadorit te Spanjes, Montobio. Ne kete material thuhet se PS shpreh vullnet te plote per te kontribuar ne zgjidhjen e krizes qe ka mberthyer vendin. "Theksojme se Partia Socialiste e pret me padurim lejimin e nje hetimi te plote e te pakushtezuar parlamentar te zgjedhjeve te shkuara per t'u kthyer nje ore e me pare ne Kuvend, ku jemi te gatshem te bejme transparencen e domosdoshme per te garantuar integritetin e zgjedhjeve te ardhshme, si edhe te luajme nje rol shume aktiv ne perputhje me programin tone te reformave te modernizimit e integrimit te Shqiperise ne BE", thuhet ne memorandumin e pergatitur nga PS. Ne kete dokument nenvizohet se "duke falenderuar aktoret qe moren pjese ne zhvillimin e tryezes, paraqet se kriza u shkaktua jo si pasoje e bojkotit qe iu be Kuvendit nga PS, por se ishte kriza politike ajo qe provokoi bojkotin". "Qendrimi refuzues i Qeverise ndaj se drejtes sone kushtetuese per hetim te plote e pa kushte te zgjedhjeve, posacerisht refuzimi antikushtetues per te perfshire kutite e votimit ne objektin e hetimit parlamentar, vendosi bojkotin e opozites dhe nisjen e sezonit te protestave", thuhet nder te tjera ne dokumentin e derguar nga PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›