Ndoka: Kryeministri Berisha kerkon te deshtoje tryezen
Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, deklaroi dje ne nje prononcim per "Ora Nees" se "tryeza e thirrur nga Presidenti i Republikes se Shqiperise eshte nje gjest formal, nje detyrim prej nderkombetareve dhe jo nje deshire per t'i dhene zgjidhje problemit". Sipas tij, KiE duke pare si personin e vetem integral Presidentin Topi i dha atij misionin per te ulur palet ne tryeze. Kreu i demokristianeve tha se kryeministri Berisha, kerkon te deshtoje tryezen e bisedimeve. "Nuk do te kete konsensus, as nje vendim politik historik, perkundrazi, kriza do te vazhdoje", vleresoi Ndoka. Me tej, ai theksoi se kryeministri Berisha duhet te kete pergjegjesine qe nese nuk pranon te hape kutite, te kryhen zgjedhjet te parakohshme. "Duhet te ishte pergjegjesi e Berishes ose te pranonte hapjen e kutive ose te beje zgjedhje te parakohshme", u shpreh lideri i Partise Demokristiane. Kreu i PDK eshte tashme i rreshtuar mes radheve te opozites per te mbeshtetur kerkesat e Partise Socialiste, mbi hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe hetimin e tyre.
Tryeza e Topit
Reagimet