E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pernaska: Deputetet e PS duhet te hyjne ne Kuvend

Thirrje qe deputetet e Partise Socialiste te rikthehen ne Kuvend, beri dje edhe deputetja demokrate, Lajla Pernaska. Sipas saj, kreu socialist, Edi Rama, duhet te kthehet ne logjiken e funksionimit te institucioneve dhe te sjelljes politike te pergjegjshme dhe racionale. "Edi Rama me qendrime te tilla, po cenon integrimin e vendit, ndaj do te ishte mire qe ai ti therrase ndergjegjes dhe te sillet me pergjegjesi ne situata te tilla. Maxhoranca e ka bere tashme publik qendrimin e saj, se eshte e hapur per diskutime te gjera, brenda kornizes ligjore", u shpreh Pernaska per Gazeten "Koha Jone". Ajo u beri thirrje edhe nje here deputeteve te PS-se qe te zene vendet ne Kuvend dhe te respektojne institucionet. Madje deputetja e PD-se, permendi edhe qendrimet e fundit te bera publike nga nderkombetaret, qe denojne ashper bojkotin e opozites ne Shqiperi dhe qendrimin e saj larg institucioneve. Pernaska tha se edhe ne rezoluten e miratuar nga Keshilli i Evropes, kerkohet qe opozita te rikthehet ne Kuvend dhe te diskutoje e debatoje brenda institucioneve legjitime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›