E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshqet dheu ne Trevllazer, rrezikohen nga shembja 18 banesa

Vlore-Mijera kub dhe, kane pesuar shkarje ne fshatin Trevllazer, pak kilometra larg qytetit te Vlores. Nga rreshqitja e dheut, rrezikohen te shemben 18 banesa dhe 100 banoreve te tyre, u rrezikohet jeta. Fenomeni i shkarjes se dheut ka nisur qysh ne vitin 2005, nderkohe qe vetem ne 48 oret e fundit, ai eshte kthyer ne kercenim per banoret e ketij fshati. Ata thone se e kane te pamundur banimin ne to, ndaj bejne apel per ndihme emergjente nga ana e strukturave shteterore. Banesat e tyre jane nen lekundjet e herepashereshme te dheut dhe si pasoje ato jane plasaritur dhe ne nje pjese te mire te tyre jane te pabanueshme. Banoret te ndergjegjshem per pamundesi te plote te ndihmes, kerkojne ndihme te pjesshme dhe mundesi jetese ne nje tjeter truall. Kreu i Komunes Novosele, Rahit Llanaj, nen juridiksionin e se ciles eshte ky fshat, shpjegon se situata eshte agravuar se tepermi gjate dy diteve te fundit dhe moti i keq do te sjelle pasoja edhe ne ditet ne vijim. Ai sqaron se komuna do te nise nje studim dhe do te kerkoje transferim trojesh per keta banore, me qellim qe te kene mundesi per ndertim ne nje vend tjeter. Kreu i komunes sqaroi se problemi nisi qe prej vitit 2005 dhe ka pasur nje plan masash qe nuk eshte vene ne eficence. Ai tha se aktualisht do te pergatitet studimi dhe me tej do te procedohet ne baze te vendimeve qe i takojne qeverise e jo me komunes, e cila nuk ka fonde te mjaftueshme per te akomoduar keto 18 familje, qe cdo dite jetojne me rrezikun se shtepite do t'u shemben.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›