E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Kutite, opozita nuk do te terhiqet

Deputeti i Partise Socialiste, Pandeli Majko, deklaroi dje gjate nje interviste televizive se "ne tryezen e Presidentit, opozita nuk terhiqet nga qendrimi i saj dhe vetem mund te ofroje per sa i perket ceshtjes se reformave". Anetari i Kryesise se selise roze, njeheresh nje nga bashkepunetoret e ngushte te kryesocialisti Edi Rama, vleresoi se zgjidhja me e duhur do te ishte plotesimi i kerkeses per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit dhe per te lejuar hetimin e pakushtezuar te tyre. "Tavolines se Presidentit te Shqiperise, Bamir Topi, i duhet te zgjedhe mes nje konsensusi te qenesishem ose situata duhet te vazhdoje te numeroje mbrapsht drejt zgjedhjeve te parakohshme", vleresoi Majko. Duke folur per tryezen midis dy lidereve te partive me te medha politike ne vend, deputeti socialist shprehu besimin ne arritjen e zgjidhjes perfundimtare te krizes politike. "Konsensus te natyres: "hapje e pjesshme e kutive" eshte nje logjike qesharake dhe qe nuk do te jepte zgjidhje", vleresoi zyrtari i lart socialist. Prej fillimit te sesionit te ri parlamentar, Partia Socialiste ka bojkotuar Parlamentin, duke e kushtezuar hyrjen e saj ne Kuvend me hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, si dhe lejimin e hetimit pa kushtezime permes nje komisioni te posacem parlamentar. Kerkesa e socialisteve eshte ndeshur me kundershtimin e ashper te mazhorances, te cilet e vleresojne kerkesen te paplotesueshme, sepse per ta ka nje vendim gjykate qe ka certifikuar rezultatin dhe nuk mund te dilet mbi keto vendime. Per kete arsye, palet jane ulur ne tryezen e dialogut per te gjetur nje konsensus, ne kohen kur afrohet edhe 4 marsi, afati i fundit kushtetues per vlefshmerine e mandateve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›