Viti i ri akademik, Tafaj uron studentët

Edhe këtë fillmiviti akademik, Tafaj theksoi se sfida e arsimit të lartë mbetet cilësia dhe krijimi i kulturës për vlerësimin e cilësisë në çdo universitet. Sipas ministrit, cilësia kërkon më shumë auditorë, laboratorë, biblioteka dhe kapacitete të tjera.
“Qeveria është e angazhuar për rritjen e investimeve në arsimin e lartë. Vetëm në vitet 2010-2011 janë financuar 51 laboratorë mësimorë shkencore”, tha ai, duke nënvizuar se cilësia kërkon investime më të mëdha për kërkimin shkencor. Për këtë, Tafaj tha se universitetet janë institucionet kryesore të sistemit tonë të kërkimit shkencor, prandaj ato duhet të kthehen në qendra të fuqishme kërkimore që duhet të rrokin fusha dhe tema kërkimore shumë të rëndësishme për vendin si, albanologjia, energjia, IT, ushqimi dhe bujqësia, pasuritë nëntokësore, turizmi, mjedisi etj.
“Universitetet duhet të krijojnë grupet kërkimore në mënyrë që të rrisin aplikimet për fonde kërkimore në kuadër të programeve të mëdha të BE-së”, vuri në dukje ministri, sipas të cilit, rritja e cilësisë nuk mund të arrihet pa një internacionalizim të shpejtë të universiteteve, çka nënkupton shkëmbim intensiv të profesorëve dhe studentëve, më mënyrë të veçantë të atyre të nivelit master dhe doktoratë, si dhe diploma të përbashkëta.
Disa nga universitetet tona publike që këtë vit festojnë 60-vjetorin e krijimit, “duhet të fillojnë tani të ofrojnë kurse edhe për studentët e huaj dhe të sjellin më shumë profesorë të huaj në auditorët e tyre”, tha Tafaj.
Për këtë vit akademik janë miratuar rreth 34 500 vende studimi (kuota) për nivelin e parë të studimeve universitare (Bachelor) në universitetet publike, prej të cilave 25 000 në sistemin me kohë të plotë. Deri tani janë regjistruar rreth 23 000 studentë në sistemin me kohë të plotë, ndërkohë javën e ardhshme shpallet formulari i ri A3 që do t’u japë mundësi të rikonkurrojnë studentëve që nuk kanë fituar një vend studimi.
Më pas pritet të nisin regjistrimet në sistemin me kohë të pjesshme. Ky numër kuotash, sipas MASH, bën të mundur që mbi 70 për qind e maturantëve që kanë përfunduar me sukses Maturën Shtetërore, të kenë mundësi reale për të vijuar studimet në universitetet publike. Janë miratuar edhe rreth 15 500 kuota për studime universitare të nivelit të dytë, duke i dhënë përparësi studimeve të orientuara në profesione, pra programeve që u japin më shumë shanse të rinjve për punësim të shpejtë.
/Start/E.B/
2011-10-09 17:08