Fisher: Raporti i BE-së do jetë negativ, faji i politikës

“Është një situatë shumë e mjerë. Ka qenë dukshëm një bllokim pothuajse i plotë qysh nga viti 2009 dhe mendoj se populli shqiptar po vuan si rezultat i kësaj. Këtë muaj e deri në dhjetor pritet që Bashkimi Evropian edhe një herë tjetër të lërë mënjanë kërkesën e Shqipërisë për t’u bërë vend kandidat për anëtarësim. Mendoj se arsyeja kryesore ku do të mbështetet ky vendim është bllokimi politik, i cili ka penguar Shqipërinë në plotësimin e detyrimeve për reforma domethënëse. Ky nuk është një zhvillim i mirë për popullin shqiptar. Mendoj se në shumë drejtime populli shqiptar ka ecur në demokraci shumë më përpara se sa politikanët e vet”, tha sot historiani në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Sipas tij, raporti do të jetë "pak a shumë si të tjerët. Do të argumentojë që Shqipëria ka bërë progres, por se ky progres nuk është i mjaftueshëm për ta konsideruar si një vend kandidat”.
Fisher mendon se në Shqipëri ende nuk ekziston një kulturë politike që të pranojë konceptin e kompromisit. “Për fat të keq, duket sikur është një situatë nga ato që quhen ‘Ose gjithçka ose asgjë’ nga të gjitha palët”, thekson studiuesi i çështjeve shqiptare.
“Mendoj se nëse kryeministri Berisha ka dëshirën për të diskutuar ndonjë nga 10 pikat e propozuara nga opozita, kjo do të ishte një vlerësim për opozitën. Ndoshta do të ishte më e dobishme që të nxitej një debat i hapur duke u nisur nga disa pika të listës. Por është më se e nevojshme që të nisë një diskutim, sepse e ardhmja e Shqipërisë varet qartësisht nga bashkëpunimi politik. Mendoj se pa këtë nuk do të ndryshojë asgjë. Nëse dy partitë politike nuk fillojnë të flasin me njëra-tjetrën, atëherë edhe vitin tjetër do të jemi këtu ku jemi tani”.
/Start/E.B/
2011-10-09 20:20