Dëbora izolon vendin
Bora dhe ngricat kane mbuluar thuajse gjithë vendin nga veriu ne jug. Këtë te premte janë zbardhur edhe qytete bregdetare si Durrësi, duke shkaktuar vështirësi ne qarkullim, pasi shoferet janë gjetur te papërgatitur e te pa pajisur me zinxhirë. Ndërkohë rrugët kombëtare te vendit aktualisht janë te kalueshme por ne shume prej tyre nevojitet përdorimi i zinxhirëve. Ndërkohë janë izoluar mijëra banore ne zonat e thella. Ne qarkun e Kukesit janë te bllokuara rrugët e komunave Bushtricë, Zapod, Golaj, Gjinaj, Margegaj e Lekbibaj. Ne qarkun e Dibrës janë izoluar banoret e Trebishtes, Martaneshit e Macukullit ne Mat. Ne Korçe prej dy ditësh janë pa asnjë lidhje me qendrën e rrethit zonat e Mokres, Moglicës, Lekasit, Lozhanit dhe pjesa me e madhe e komunës se Vithkuqit. Probleme raportohen edhe ne fshatrat e Gramshit e Librazhdit. Madje për shkak te trashësisë qe kalon mbi 40 cm është ndërprerë mësimi ne Orenje, Skenderbegas dhe Lunik. Te izoluara janë edhe disa fshatra ne Malësinë e Krujës ku mësohet se ka pasur edhe mungese te energjisë elektrike. Reshjet e dëborës kane mbuluar edhe qytetin e Fushe Krujës, duke sjelle probleme për qarkullimin e mjeteve ne autostrade.
Shpërndaje