Greqi, policiaarreston 9 personapër trafik droge
ATHINË- Policia greke deklaroi sot se arrestoi tetë shtetas grekë dhe një francez, të cilët ishin anëtarë të një rrjeti trafiku droge që vinte nga Kanadaja duke u konfiskuar atyre kokainë, kanabis, ekstazi, por gjithashtu armë dhe shuma të mëdha parash.
''Kreu e këtij grupi, një greko-kanadez, u arrestua pas njoftimit nga një njësi amerikane antidrogë'', deklaroi policia në një komunikatë.
Policia e arrestoi të premten gjatë një shitje droge dhe arrestoi gjithashtu bashkëpunëtorët e tij. Ky hetim lejoi gjithashtu konfiskimin e 2,392 kilogramëve kokainë, 18,444 kilogramëve kanabis dhe 6 895 tableta ekstazi.
Të dyshuarve iu gjetën gjithashtu eksplozivë, armë, dokumente false dhe një shumë e madhe të hollash dhe depozita bankare që kapnin shumën e 289 000 eurove. Sipas policisë ky grup shiste drogë në Athinë, Arcadie, në verilindje të Peloponezit dhe në Kretë.
Policia dyshon gjithashtu se ka zbuluar një mekanizëm për zbardhje parash nëpërmjet investimeve në pasuri të patundshme.
(m.a/afp/BalkanWeb)