Vigjilje e Forumit te Dyte per marredheniet ekonomike Shqiperi-Greqi
Forumi Ekonomik per perparimin e marredhenieve Ekonomike dhe Tregtare Greko - Shqiptar te Ambasades Greke ne Tirane, do te mblidhet diten e neserme per te diskutuar mbi permiresimin e infrastruktures. Ne mjediset e hoteli "Sheraton", ky forum do te organizohet per here te dyte dhe do te perqendrohet ne investimet dhe permiresimin e infrastruktures. Pjesemarresit kryesore qe do te jene te pranishem eshte Ministri i Ekonomise,Tregtise dhe Energjetikes i Shqiperise, Genc Ruli dhe Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi. Nga ana greke do te jete i pranishem zevendessekretari i Pergjithshem per Marredheniet Ekonomike Nderkombetare i Ministrise se Jashtme Greke, Tachiaos. Punimet e Forumit do te hapen diten e sotme me nje koncert ne Akademine e Arteve, i cili organizohet ne bashkepunim me Dhomen Tregtare Greko-Shqiptare , ku do te luhen vepra te njohura kompozitoresh bashkekohor grek e te huaj nga pianisti grek, Aris Garofalis i shoqeruar nga shqiptari, Renato Ripo.