E Diel, 1 Nëntor 2026

Defekt në antenat e Dajtit,tv pa sinjal

Dëbora që ka rënë orët e fundit në malin e Dajtit ka shkaktuar një defekt të rëndë elektrik duke lënë pa energji pjesën më të madhe antenat e televizioneve dhe duke shkaktuar ndërprerjen e sinjalit. Dëbora dhe pemët e rrëzuara kanë bllokuar rrugën nga hyrja e parkut kombëtar drejt fushës së dajtit duke bërë të pamundur kalimin për te antenat. Deri tani asnjë masa nga është marrë nga pushteti vendosur për pastrimin e rrugës, duke rrezikuar kështu edhe mbylljen e sinjalit për televizionet që po punojnë me gjeneratorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›