Moti i keq, defekte ne rrjetin elektrik, ja zonat pa drita
Verilindja është prekur më shumë nga defektet në rrjetin elektrik. Shume qytete përvec borës së madhe po përballen edhe me mosfurnizimin me energji elektrike. Energjia mungon edhe në disa zona ne jug dhe disa pjese te Tiranes
TIRANE-Moti i keq solli dhe shkëputjen e energjisë në disa rrethe të vendit. Verilindja e vendit është prekur më shumë nga defektet në rrjetin elektrik ku qytete si Peshkopia, Bulqiza, Burreli, Rrësheni, Klosi, zona e Gollobordës përvec borës së madhe po përballen edhe me mosfurnizimin me energji elektrike. Energjia ka bërë që të ndërpritet puna në shumë biznese në këto rrethe, por gjendja me alarmante paraqitet në spital e maternitete. Mungesa e energjisë jo vetëm ka ndërprerë operacionet, por ka shtuar edhe të ftohtin në dhomat e të sëmurëve.
Energjia mungon edhe në jug vecanërisht në rrethin e Vlorës, Burime të News24 bënë të ditur se Radhima, Orikumi, Kucia e Himara kanë ndërprerje të energjisë që gjatë orëve të para të mëngjesit. Bora ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik edhe Bilisht në juglindje të vendit. Pa energji është dhe zona e Divjakës.
Moti i keq nuk kurseu as kryeqytetin ku si shkak i stuhisë e shiut dy shtylla të tensionit të lartë ne Dajt janë rrëzuar në greminë dhe kanë mbëtur pa drita fshatrat Shën Gjergj e Zalbastar.
Ndërprerje të shpeshta të energjisë ka patur edhe në Tiranën e re, vecanërisht Komuna e Parisit.
(d.b/BalkanWeb)