E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora, bllokon veriun e vendit

Rreshjet e dëborës dhe moti i keq qëe kanë përfshirë të gjithë vendin kanë krijuar situatë të rënduar në disa qarqe. Më e rënduar gjendja paraqitet në veri lindje të vendit. Qarku i Dibrës rezulton i bllokuar plotësisht. Sipas të dhënave të siguruara, të 31 komunat e këtij qarku verior rezultojnë të bllokuara. Saktësohet se në komunat Lurë, Kalaja e Dodës, Ostren, Martanesh, Zerqan, Xibër, Macukull, dhe në disa fshatra e komunës Komsi, trashësia e dëborës arrin në mbi 1 metër. Në të gjithë qarkun mungon energjia elektrike. Sipas të dhënave mungesa e energjisë po shkaktohet nga dëmtimet e shtyllave të tensionit të lartë. Saktësohet se pjesa më e madhe e defekteve janë shkaktuar si pasojë e rrëzimit të shtyllave të tensionit. Mësohet se ka nisur lëvizja në akset nacionale, por një gjë e tillë mund të realizohet vetëm me zinxhirë. Ndërsa lëvizja në akset rurale është e pamundur. Probleme vazhdon të hasen në Qafë Buall dhe Qafë Ulëz. Ndërkohë, dhjetëra udhëtarë e kaluan natën jashtë, deri në orët e para të mengjesit si pasojë e bllokimeve të rrugëve. Probleme vazhdojnë të hasen edhe në Pukë. Në këtë Iballë. Probleme ka edhe në qarkun e Shkodrës. Kështu akset Selcë-Vermosh, Bokë-Theth dhe Pukë-Fierzë rezultojnë të bllokuara. Aksi Qafë Çelë-Qafë Mali është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Probleme hasen edhe në disa komuna të tjera të qarkut. Ndërkohë, për të analizuar situatën është mbledhur Shtabi i Emergjencave. Sipas burimeve pranë këtij shtabi nuk ka probleme në furnizimin e banorëve me ushqime dhe ilaçe. Në rang qarku janë shënuar edhe disa defekte të energjisë elektrike, por është bërë i mundur riparimi i tyre dhe rikthimi i energjisë. Probleme hasen edhe në Malësitë e Krujës dhe Fushë Krujës. Në komunën Nojë rezultojnë të bllokuar 10 fshatra, ndërsa në malësinë e Kurbinit 8 të tjerë. Probleme janë hasur edhe nga përmbytjet. Si pasojë e mos funksionimit të një hidrovori janë përmbytur dhjetra hektarë tokë në fshatrat Adriatik dhe Vilaj. Probleme hasen edhe në aksin Tiranë-Elbasan. Kalimi në qafën e Krrabës behet vetëm me zinxhirë. Në qarkun e Elbasanit ka probleme në disa fshatra të Librazhdit. Lëvizja në drejtim të juglindjes vështirësohet në Qafë Thanë, ku kalimi bëhet vetëm me zinxhirë. Probleme janë hasur në Korçë. Segmenti Korçë-Pogradec ku të premten u izoluan nga dëbora dhe rreshqitja e një mauneje më shumë se 200 automjete është stabilizuar, por lëvizja kryhet vetëm me zinxhirë. Gjithashtu situatë shumë e rënduar paraqitet në aksin Korçë-Kolonjë në mënyrë të veçantë në Qafën e Qarrit ku më shumë se 6 kilometra të kësaj pjese janë të pakalueshme pasi dëbora ka kaluar të 40 centimetrat. Përsa i përket segmentit tjetër që lidh Shqipërinë me Greqinë ai Korçë-Kapshticë është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Në qarqet më jugore situate është drejt përmirësimit. Në Qarkun e Gjirokastrës rezulton e bllokuar vetëm komuna Zagori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›