E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceki, pranga dentistit shqiptar të prekur nga HIV

Policia ceke nuk ia permend emrin, pavaresisht se jane publikuar pamjet e klinikes dhe nje foto e tij. Shqiptarit 25 vjecar i kishte mbaruar viza e qendrimit ne Ceki qe në muajin nëntor. Ceshtja e tij ka hapur nje debat ne Ceki 

PRAGE-Policia ceke ka arrestuar nje dentist shqiptar, i semurë me HIV, i cili vazhdonte të ushtronte profesionin në një klinikë të Prages pavaresisht se ishte urdheruar të mos bente kete gje. Në fakt i arrestuari, te cilit ne asnje çast policia ceke nuk ia permend emrin, pavaresisht se jane publikuar pamjet e klinikes se tij dhe nje foto e tij, ishte urdhëruar nga zyra e sanitareve ne Prage qe te mos kryente asnje vizite si dentist, pasi analizat kishin treguar se kishte virusin HIV. Shqiptarit 25 vjecar i kishte mbaruar viza e qendrimit ne Ceki qe në muajin nëntor. Ne fakt ceshtja e tij ka hapur nje debat ne Ceki, pasi ish-kreu i dhomës së dentistëve cekë, Jiri Pekarek, thote se te jesh HIV pozitiv nuk eshte arsye që të ndalohesh të bësh punën e dentistit. Por të tjerë shprehen se ai mund te kete shkelur rregullat sanitare dhe mund te kete infektuar pacientet. Ne rast se dentisti ka perdorur gjithe masat mbrojtese si dorashka, apo maskë, njesoj si të ishte ai vete me HIV apo sikur pacientet e tij te kishin virusin HIV, atehere ketu nuk ka shkelje. Policia ceke ka nisur procedurat per te debuar dentistin shqiptar, por edhe per debimin e rreth 21 te huajve te tjere qe u ka skaduar viza dhe vazhdojne te qendrojne ne republiken ceke pa leje.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›