Obama, ftesa për një fillim të ri
Presidenti amerikan, Obama,
përmes internetit ka bërë një apel
të rrallë drejtuar Iranit për një
"fillim të ri" të angazhimit diplomatik dypalësh,
për t‘u dhënë fund dhjetëvjeçarëve
të mosbesimit dhe armiqësisë
mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Mesazhi i transmetuar vetëm në disa rrjete
televizive në Lindjen e Mesme ishte
një tentativë e Obamës për t‘u "folur
hapur njerëzve dhe liderëve të Republikës
Islamike të Iranit" e për t‘iu përçuar
atyre angazhimin e Amerikës për rivendosjen
e "marrëdhënieve konstruktive".
Ky hap është shmangia e rrallës e Obamës
nga politika e administratës së vjetër ndaj
vendeve islamike e myslimane. Apeli i shkurtër
i Obamës, i shoqëruar nga titra në
gjuhën farsi, është transmetuar në orën
20.00, sipas orës iraniane dhe gjithashtu
është vendosur edhe në uebsajtin e Shtëpisë
së Bardhë. Reagimi i menjëhershëm
i Iranit, ndaj ofertës për bashkëpunim,
u bë nga një këshilltar i Presidentit
Ahmadinexhad dhe ishte një mesazh
i vakët, në të cilin përcillej mirëpritja
që i bëri mesazhit Ahmadinexhad,
ndërkohë që në Teheran të gjithë donin
që të shihnin tashmë fakte konkrete
ndryshimi e jo vetëm fjalë. Në reagimin e
Iranit thuhej se Shtetet e Bashkuara duhej
t‘i njihnin gabimet e së shkuarës dhe
sjelljet agresive, të tilla si rolin e amerikanëve
në grushtin e shtetit në Iran, në
vitin 1953, që përmbysi ish-kryeministrin
Mohammad Mossadeq, apo goditjen
ndaj avionit me pasagjerë iranianë në
vitin 1988, në të cilin humbën jetën 290
persona, as mbështetjen që amerikanët
i dhanë Sadam Huseinit gjatë luftës Iran-
Irak në vitet ‘80, sanksionet e ndërmarra
ndaj Iranit dhe mbështetjen ndaj grupit
opozitar militant Muxhahedinët e Iranit.
Teksti i plotë i apelit
drejtuar Teheranit
Sot do të doja të jepja urimet e mia më
të mira të gjithëve atyre që po festojnë
festën e Nevruzit në mbarë botën. Kjo
festë është një rit i lashtë dhe një moment
përtëritjeje e shprese për t‘u kaluar në
familje e mes miqsh. Në veçanti do të
doja t‘u drejtohesha drejtpërsëdrejti
liderëve të Republikës Islamike të Iranit.
Nevruzi është vetëm një pjesë e kulturës
suaj të jashtëzakonshme. Për shekuj me
radhë, arti, muzika, letërsia dhe risitë
tuaja kontribuuan për ta bërë botën një
vend më të mirë e më të bukur. Këtu, në
Shtetet e Bashkuara, komunitetet tona e
kanë ndjerë kontributin e amero-iranianëve.
E dimë se jeni një civilizim i madh
dhe me arritjet tuaja ia keni dalë të fitoni
respektin e Shteteve të Bashkuara e të
botës mbarë.
Për rreth 3 dhjetëvjeçarë, marrëdhëniet
mes kombeve tona kanë qenë
të tendosura, por në këtë moment festimi
le të sjellim ndërmend atë çka na lidh
me njëri-tjetrin: humanizmin. Ju do të
festoni Vitin e Ri sikundër bëjnë edhe
amerikanët me festat e ditët e tyre të
shënuara, duke u mbledhur në familje
me miq, duke shkëmbyer dhurata e
rrëfime, e duke parë drejt së ardhmes me
një ndjenjë të ripërtëritur shprese. Këto
festime mbartin premtimin e një dite të
re, premtimin e një mundësie për fëmijët
tanë dhe siguri për familjet tona, përparim
për komunitetet ku bëjmë pjesë
dhe paqe mes kombeve. Këto janë shpresat
dhe ëndrrat që ndajmë të gjithë me
njëri-tjetrin. Pikërisht në këtë stinë
fillimesh të reja do të doja t‘u flisja hapur
liderëve të Iranit. Kemi mes njëri-tjetrit
dallime të mëdha, që janë rritur e shtuar
me kalimin e kohës. Administrata ime
është e angazhuar për diplomaci ndaj
gjithë spektrit të çështjeve që kemi për
të arritur lidhje konstruktive mes Shteteve
të Bashkuara të Amerikës, Iranit
dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky nuk
do të jetë një proces i vënë në lëvizje nga
kërcënimet. Në vend të tyre ne kërkojmë
një angazhim të ndershëm, bazuar në respektin
reciprok. Edhe ju e keni një
zgjidhje. Shtetet e Bashkuara duan që
Republika Islamike e Iranit të zërë vendin
që i takon në komunitetin e kombeve.
Ju e keni atë të drejtë, por ajo është
një e drejtë që vjen me përgjegjësi të
mëdha dhe ai vend nuk mund të fitohet
përmes tmerrit të armëve, por përmes
veprimeve paqësore që demonstrojnë
edhe madhështinë e vërtetë të civilizimit
iranian. Madhështia nuk matet me aftësinë
e të shkatërruarit, por me atë të të
ndërtuarit e krijuarit.
Me rastin e Vitit tuaj të Ri do të doja që
ju, njerëzit dhe liderët e Iranit të kuptonit
të ardhmen që po kërkojmë, një të
ardhme me përtëritjen e shkëmbimeve
mes njerëzve tanë dhe mundësi më të
mëdha për partneritet e tregti. Është një
e ardhme ku ndarjet e vjetra nuk do të
ekzistojnë, ku ju dhe të gjithë fqinjët tuaj
e bota mbarë mund të jetojnë në një planet
më të sigurt dhe të paqtë. E di se kjo
mund të mos arrihet lehtë. Ka edhe nga
ata që ngulmojnë se ne duhet të
udhëhiqemi nga gjërat që na ndajnë, jo
ato që na bashkojnë, por le të kujtojmë
fjalët e shkruara nga poeti Saadi shumë
kohë më parë: "Fëmijët e Adamit janë
zgjatime të njëri-tjetrit, pasi që janë krijuar
nga i njëjti brumë".
Me ardhjen e stinës së re le të sjellim
ndërmend vlerën më të madhe që na lidh
e na bën bashkë: humanizmin, të qenit
njerëz. Ne mundemi sërish që ta bëjmë
tonën këtë frymë, ndërsa jemi në kërkim
të një fillimi të ri.