Tiranë , 5 në pranga për rrëmbim personi, mes tyre një polic
TIRANE- Një punonjës policie dhe 4 bashkëpunëtorë të tij kanë rrëmbyer dhe më pas torutuar një shtetas në një ndër lokalet e kryeqytetit. Policia ka vënë në pranga 5 autorët e krimit, të cilët tashmë akuzohen për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë dhe torturës”.
Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate për mediat nga zëdhënësja e policisë Alma Katragjini e cila thekson se arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “24 orë”, i realizuar nga specialistë të seksionit Kundër Krimive ndaj Jetës dhe Shëndetit.
Në bazë të këtij operacioni u mundësua arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Aleksandër Jorgji Buli, 24 vjec, Ilir Preng Trini, 35 vjec, Andi Haxhi Bulku, 25 vjec, Drini Astrit Lato, 26- vjec dhe Joan Jorgji Buli, 26 vjec, me detyrë punonjës i policisë së Patrullës së Përgjithshme.
Këta shtetas dyshohen, se në bashkëpunim me njëri tjerin kanë rrëmbyer e më pas torturuar dy ditë më parë 41 vjeçarin E.E për shkak të një borxhi të pashlyer që i dëmtuari i kishte njërit prej 5 të arrestuarve.
(e.n/BalkanWeb)