Opozita rinis nga Durrësi protestat për kutitë e votimit
TIRANE- Që nga e hëna e datës 14 dhjetor Partia Socialiste dhe partitë e tjera opozitare që e mbështesin atë, do ti rikthehen protestave masive në të gjithë vendin. Do të jetë Durrësi qyteti i parë nga do të nisë vala e dytë e protestave të opozitës që do të zgjasë plot një javë. Sekretari organizativ dhe njëkohësisht deputeti i PS Blendi Klosi tha se janë 3 arsye madhore pse opozita do të protestojë: hapja e kutive të votimit, zgjidhje për atë që socialistët e quajnë krizë ekonomike, dhe mbrojtja që qytetarët kërkojnë për bizneset e tyre.
“Në 14 dhjetor Partia Socialiste e Shqipërisë sëbashku me opozitën e bashkuar qytetare do të organizojë në të gjithë vendin një valë protestash për ti treguar Sali Berishës, kryeministrit të votave të vjedhura e kutive të mbyllura se qytetarët shqiptarë duan zgjidhje për krizën e tyre ekonomike dhe mbrojtje për bizneset e tyre familjare. Të hënë në 14 dhjetor fillon në Durrrës protesta jonë 1 javore për krizën ekonomike e sociale të familjeve shqiptare. Të hënë do të protestojmë në Durrës për të gjithë pasojat e kutive të mbyllura që nga rritja e cmimit të energjisë e ndihmës sociale nëpër spitale, tek ngritja e TEC-it famëkeq me qymyr të zi, tek mosliberalizimi i vizave ” theksoi Klosi në një konferencë për mediat.
Edhe deputeti tjetër Taulant Balla për të mbrojtur qëndresën e opozitës për kushtin e saj të vetëm dhe kryesor, hapjen e kutive të votmit , dha disa shembuj ku është pranuar rihapja e kutive të votmit.
“Në Rumani filloi dje procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit të votave dhe bëhet fjalë për një vend ku kanë marrë pjesë më shumë se 10 milionë votues ndërsa ka patur vota të pavlefshme rreth 140 mijë. Në djepin e demokracisë, në SHBA në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000 kutitë u hapën dhe rinumërimin e bënë gazetarët. Në Itali pak vite më parë u repektua kërkesa e Berluskonit për hapjen e kutive dhe rinumërimin e fletëve të votimit. Edhe në Afganistan, ku ne kontribuojmë me forcat tona të armatosura për vendosjen e rendit dhe të qetësisë, edhe atje u hapën kutitë dhe u krye plotësisht procesi i rinumërimit. Vetëm në Iran dhe në Shqipëri nuk po hapen kutitë” theksoi Balla.
Sipas selisë rozë, pas javës së protestave opozita ka menduar të bëjë një pauzë për të rifilluar në janar, duke u dhënë kështu mundësi qytetarëve të mendojnë për festat e fundvitit. Protesta më e fundit e opozitës për hapjen e kutive të votimit ishte ajo e 20 nëntorit , ku për herë të parë mbështetës të saj qëndruan për 3 ditë rresht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke shënuar kështu modelin e parë të shprehjes së zemërimit në këtë mënyrë. Opozita vazhdon protestën e saj pavarësisht se kryeministri Berisha ka ripërsëritur disa herë refuzimin për të pranuar kërkesën për hapjen e kutive të 28 qershorit duke ftuar opozitën ti rikthehet jetës parlamentare për të vazhduar me reformat.
(e.n/News24/BalkanWeb)