E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pallati në rrezik shembje, shkak punimet në themelet e tij

TIRANE- Prej një muaji dhjetëra banorë të një pallati në rrugën Mine Peza në Tiranë ndjehen të kërcënuar për jetën për shkak të disa punimeve private që po kryhen në katin e parë. Sipas banorëve një subjekt privat prej disa javësh po punon në themelet e pallatit dhe kjo gjë ka shkaktuar krisjen e mureve të shtëpive të tyre.

Banorët thonë se i janë drejtuar të gjitha instancave përgjegjëse, njësisë bashkiake nr 10, Bashkisë së Tiranës, inspektoriatit të ndërtimit madje edhe gjykatës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për problemin e tyre. Ata kërkojnë që autoritetet të zbatojnë ligjin dhe të marrin masa për zgjidhjen e kësaj situate.

Me interesim të banorëve firma private ju ka dorëzuar atyre një pjesë të dokumentacionit por që sipas banorëve ai nuk është i rregullt duke vërejtur mangësi. Banorët thonë se nga dita në ditë frika për shembjen e pallatit rritet pasi subjekti privat vijon të punojë pa u shqetësuar dhe kontrolluar nga askush.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›