E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëbora shtron veriun, vështirësi kalimi për në Kukës

Reshjet e dëborës janë te pranishme ne te gjithë veriun ku ne lartësitë mbi 700 metra dëbora ka arritur ne 10 cm dhe vazhdon te bjerë me intensitet te larte. Dëbora ka bllokuar aksin nacional Kukës- Tiranë pikërisht në Qafë- Shtamë e Qafë- Shllak 

KUKES- Reshjet e dendura te bores te rena gjate paradites se sotme dhe ne vazhdim kane krijuar vështirësi ne aksin nacional Kukes-Tirane, pikërisht ne segmentin Qaf-Shtame Qaf-Shllak. Ne këtë vend trashësia e dëborës prej afro 10 centimetra ka krijuar vështirësi ne lëvizjen e automjeteve te tonazhit te rende duke sjellur edhe bllokimin e rrugës ne intervale te ndryshme kohore. Vështirësitë e krijuara kane ardhur edhe nga pakujdesia e drejtuesve te automjeteve qe lëvizin pa zinxhir ne këtë aks. Ne lidhje me situatën e krijuar drejtoria rajonale e rrugëve Kukës ka vene ne dispozicion një mjete bore pastrues si dhe dy mjete te tjera me skorje dhe kripe për te normalizuar situatën. Ajo qe kërkohet nga punonjësit e mirëmbajtjes se rrugëve eshte vendosja e zinxhirëve ne automjete nga drejtuesit e tyre pasi kjo mungese po sjell mjaft problem ne zhbllokimin e rruges. Reshjet e dëborës janë te pranishme ne te gjithë qarkun e Kukësit ku ne lartësitë mbi 700 metra mbi nivelin e detit debora ka arritur ne 10 cm dhe vazhdon te bjerë me intensitet te larte.
(O.Zh/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›