E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i dosjeve, PS deklaron votën kundër në parlament

PS deklaron votën kundër ligjit te dosjeve qe pritet te kalohet ne kuvend diten e hene. Sipas numrit dy te grupit te socialisteve ligji synon thjesht dhe vetëm te mbylle dosjet ne ngarkim te ministrit Basha, çështjet Fazllic e tragjedinë e Gerdecit. 

TIRANE- Ligji për dosjet e ish-bashkëpunëtorëve që mazhoranca do të kërkojë të kalojë në kuvend në mënyrë të njëanshme synon të bllokojë dosjet në ngarkim të ministrit Basha, dosjen e Gërdecit dhe çështjen Fazlliç. Në konferencën për shtyp, numri dy i Partisë Socialiste konfirmoi pikërisht votën kundër këtij drafti, gjatë seancës së ditës së hënë. “Ligji i famshëm për hapjen e dosjeve nuk do të hapë dosje. Nuk do të hapë dosjet as të zyrtarëve të lartë as atyre që i kanë shërbyer UDP-së serbe”.
Sipas Braçes ligji synon vetëm ndëshkimin apo spastrimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese që është prokuroria dhe Gjykata.
“Ata duan të mbyllin Gërdecin dhe çështjen Fazlliç, se nuk ka zot që të mbyllë dosjen e vjedhjes në segmentin Rrëshen – Kalimash”- tha Braçe.
Duke dhënë argumentat se pse hetimi për Durrës- Kukës nuk është politik dhe se abuzimi me fondet e kësaj rruge është vetëm korrupsion i pastër, Braçja përmendi tre vendimet e qeverisë për të treguar se kontrata është miratuar në kundërshtim me ligjin.
(O.Zhupa/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›