Gjirokastër, çmimet e ushqimeve në rritje të vazhdueshme
Duke ju referuar çmimeve në tregjet e Gjirokastrës mësohet se është dyfishuar çmimi i domateve, specave , patëllxhaneve dhe të gjitha llojeve të barishteve të ndryshme. Rritje galopante ka edhe në agrume e mish
GJIROKASTER -Çmenden çmimet e produkteve ushqimore në Gjirokastër. Duke filluar që nga 10 ditë më parë çmimet po "marshojnë " drejt shifrave të larta dhe as që mendohet për tu ndalur. Kështu duke ju referuar çmimeve në tregjet e Gjirokastrës mësohet se është dyfishuar çmimi i domateve, specave , patëllxhaneve dhe të gjitha llojeve të barishteve të ndryshme. Perimet në Gjirokastër kanë arritur çmimin e 180 lekëve nga 80 deri në 90 lekë që shiteshin para disa ditëve. Më këtë "garë ' të rritjes së çmimeve është përfshirë edhe mishi. Të gjitha llojet e mishrave si ai i qengjit, viçit etj pësuan një rritje prej 20 deri në 25 përqind në ditët e parafestës së kurban bajramit dhe kjo rritje vazhdon çdo ditë. Një kilogram mish vici në Gjiroakstër ka aritur në 800 lekë ndërsa mishi i qengjit në 900 lekë. Rritje galopante ka edhe në agrume si portokalle, limona, mandarina etj, ndërsa makaronat, orizi, vaji dhe produkte të tjera të këtij lloji kanë filluar rritjen qysh në fillim të vjeshtës.
(O.Zh/ BalkanWeb)