Debore ne Kukes. Probleme qarkullimi ne disa komuna
Temperat e ulta dhe rreshjet e dëborës kanë prekur sërisht qarkun e Kuksit edhe pse ndodhemi në mes të muajit prill. Lartësia e dëborës në të gjithë qarkun varion nga 10 deri në 30 cm duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.
Problemet më të mëdha janë shënuar në akset rrugore që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Peshkopië,Krumën dhe Qafë Shllakun ku rrëshqitjet e dherave kanë qënë të shumta e ku hera herës janë shënuar edhe bllokime të qarkullimit të automjeteve.
Sipas drejtorit rajonal të rrugëve, Arben Basha nëpër të gjitha akset rrugore është punuar gjatë gjithë natës për të pastruar dëborën e rënë e përqëndruar në aksin Kalimash-Kukës- Morinë.
Gjatë natës së shkuar nuk është furnizuar me energji për shumë orë qyteti i Kukësit si dhe një sërë fshatrash të komunave Zapod, Arrën, Kalis, Bushtricë,Shishtavec etj.
Edhe në bujqësi janë shënuar dëme në ku janë dëmtuar të mbjellat për shkak të intensitetit të lartë të dëborës dhe breshërit të rënë.
Flutura Tota Azhornuar së fundi ( e enjte , 14 prill 2011 )